Kosova

Unioni i biznesmenëve nga Gjermania mbështet nismën e Investimeve Strategjike

“Me Ligjin e Investimeve Strategjike, Republika e Kosovës ka hapur një faqe të re në sektorin e investimeve”, ka thënë  zëvendëskryeministri Dardan Gashi

Biznesmenët kosovarë nga diaspora kërkojnë nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike të mos kursehet mbështetja e mërgimtarëve në proceset e zhvillimit ekonomik të Kosovës. Përfaqësuesit e bizneseve kosovare janë interesuar për Ligjin e Investimeve strategjike në Kosovë.

“Me Ligjin e Investimeve Strategjike, Republika e Kosovës ka hapur një faqe të re në sektorin e investimeve. Diaspora është një komunitet i rëndësishëm për ekonominë e Republikës dhe mbështetja e këtij procesi nga ana juaj është e nevojshme”, ka thënë  zëvendëskryeministri Dardan Gashi.

Nga ana tjetër, biznesmenët kosovarë Albert Hashimi dhe Vëllaznim Kelmendi, nga Unioni i Bizneseve, kanë ftuar ministrinë në Gjermani për t’i parë kosovarët bashkë dhe vullnetin e tyre për zhvillimin e Republikës së Kosovës. Unioni i bizneseve nga Gjermania ka 300 anëtarë dhe është themeluar para tre vjetësh.