Integrimi
Unia: Të hiqen pengesat për kalimin e kufijve ballkanikë
Këta njerëz, të cilët me punën e tyre të vyer kontribuojnë sikur për vendet nikoqire ashtu edhe për vendet e tyre amë, kurrsesi nuk meritojnë të trajtohen në mënyrë jo korrekte

Sindikata Unia përmes një shkrese të dërguar më 9 korrik 2013 përmes postës elektronike dhe asaj fizike iu është drejtuar ambasadave të shteteve të dala nga ish Jugosllavia (Sllovenisë, Kroacisë, Bosnje e Hercegovinës, Malit të Zi, Serbisë, Kosovës dhe Maqedonisë) me kërkesë që ata të intervenojnë tek zyrtarët kompetentë të shteteve të tyre që ti jepet fund kësaj situate diskriminuese. Ambasada e Sllovenisë në Bernë përmes një reagimi merr seriozisht shqetësimet e mërgimtarëve.
Më poshtë po japim të plotë shkresën e sindikatës Unia:
“Në dhjetor të vitit 2008 u arrit heqja e vizave obliguese për shtetasit e vendeve të treta (në Zvicër jetojnë mbi 700’000 qytetarë jashtë BE-së), ndër të tjera falë angazhimit aktiv të sindikatës Unia. Sindikata e arriti një sukses të pjesshëm qysh në verë të vitit 2006 kur u hoq obligimi për vizat transite.
Kjo krijojë një lehtësim të shumëpritur të situatës jetësore për shtetasit e vendeve jashtë BE-së: Ata tanimë mund të udhëtojnë në tërë zonën Shengen pa keqtrajtimet e panevojshme të vizave që zakonisht u bëheshin atyre.
Sindikata Unia me 200’000 anëtarë, nga të cilët mbi 100’000 veta janë migrantë, është Organizata më e madhe e migrantëve në Zvicër. Mbi 20’000 anëtarë janë me prejardhje nga Evropa juglindore, shumica e të cilëve gjuhë amtare kanë shqipen.
Ndalime, kontrolle dhe ngacmime, pritje të gjata, vonesa
Gjatë pushimeve verore shumë migrantë vizitojnë vendet e tyre amë. Disa qindra-mijëra punëmarrës me familjet e tyre, të cilët jetojnë në Evropën perëndimore – disa dhjetëra-mijëra në Zvicër -, në ketë kohë udhëtojnë në drejtim të Evropës juglindore. Për të udhëtuar në atdheun e tyre shumë punëmarrës me familjet e tyre kryesisht nga Kosova e Maqedonia, shfrytëzojnë autobusët. Ata tregojnë se gjatë kalimit (hyrje-daljeve) të kufijve të shteteve të dala nga ish Jugosllavia, nga Sllovenia deri në Maqedoni, pa përjashtim ndalohen nga kufitarët, të cilët i kontrollojnë dhe ngacmojnë me fjalë, me çka atyre në vijimin e rrugëtimit u shkaktohen vonesa të panevojshme. Në të kundërtën autobusët e udhëtimit me qytetarë të BE-së as që ndalohen fare.
Zvarritje me rastin e kthimit për në Zvicër të këtyre punëmarrësve, të cilët për shkak të vonesave nuk arrijnë me kohë të fillojnë punën, u krijojnë atyre probleme me punëmarrësit e edhe nxënësve probleme me zyrtarët e shkollave.
Ankesat nga ana e anëtarëve tanë nga Evropa juglindore për shkak të vonesave të gjata të paarsyeshme e të panevojshme gjatë kalimeve të kufijve në fjalë nuk kanë të sosur. Për të zgjidhur këtë situatë të padrejtë dhe këto shqetësime të panevojshme, më shpejtë, udhëtarët dhe organizatorët e agjencive të udhëtimeve duhet shpesh të përgatisin edhe para shtesë.
Këta njerëz, të cilët me punën e tyre të vyer kontribuojnë sikur për vendet nikoqire ashtu edhe për vendet e tyre amë, kurrsesi nuk meritojnë të trajtohen në mënyrë jo korrekte.
Andaj ju lutemi që të intervenoni tek zyrtarët e vendeve të juaja, për të evituar këtë situatë diskriminuese.”, përfundon shkresa e nënshkruar nga anëtarja e Drejtorisë Qendrore të sindikatë UNIA, Corinne Schärer dhe nga Osman Osmani, sekretar sindikal për migracion.
Reagimi i Ambasadës sllovene në Bernë
Në ndërkohë, menjëherë me 10 korrik 2013, përmes postës elektronike ka reaguar i Ambasada e Republikës së Sllovenisë në Bernë, e cila e konfirmon marrjen e shkresës së datës 9.07.2013 dhe vërteton faktin se, po citojmë: “në kufijtë e hapësirës Shengen, mes Sllovenisë dhe Kroacisë shkaktohen kohë pritjeje. Kufitarët me këtë rast kryejnë punën sipas rregullave të rrepta të Marrëveshjes Shengen. Ne do tua përcjellim zyrtarëve kompetent më tej shqetësimet e anëtarëve Tuaj”, përfundon shkresën përfaqësuesi fuqiplotë i Republikës së Sllovenisë në Bernë të Zvicrës, Dr. Anton Novak.
E-Diaspora
-
Dr. Kaltrina Zahiti: Për një trajtim më të përgjegjshëm të syve Rekomandoj kontrolle të rregullta të fëmijëve, gjithsesi para hyrjes në shkollë. Shumë sëmundje mund të shërohen...
-
Gjermani: Arrestohet mërgimtari në trenin Euro-City, kishte dokumente false
-
Burgim i përjetshëm për shqiptarin, ka vrarë bashkatdhetarin e tij
-
Si mund të votojnë shqiptarët jashtë vendit për Shqipërinë në Eurovision 2025?
-
Nga Suedia, Rina Januzi nominohet në “Netët e Klipit Shqiptar 2025”
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri