Shkurt.ch
UNIA solidarizohet me BSPK-në
Në një letër adresuar kryetarit të BSPK-së, Haxhi Arifi, sindikata e punëtorëve UNIA në Zvicër është solidarizuar me punëtorët e prekur nga privatizimi i ndërmarrjeve publike dhe me sindikatat e tyre të organizuara në BSPK
„Sindikata Unia, e cila njëherësh është organizata që në radhët e veta ka të organizuar numrin më të madh të qytetarëve të Republikës së Kosovës në Zvicër, mbështet peticionin e organizuar nga BSPK-ja dhe solidarizohet me kërkesat e punëtorëve, sindikatave të tyre, BSPK-në, organizatat joqeveritare e subjektet politike si dhe qytetarët e Republikës së Kosovës që në mënyrë të organizuar edhe nëpërmjet protestave kundërshtojnë privatizimin e PTK-së, KEK-ut dhe Trepçës“, thuhet në shkresën e UNIA-s.
„Këto ndërmarrje publike vlerësohen si ndër më kryesoret të Kosovës dhe që luajnë një rol strategjik në zhvillimin afatgjatë ekonomik të vendit. Deri tani procesi i privatizimit ka lanë pa punë me dhjetëra-mijëra punëtorë dhe ka shkatërruar prodhimin dhe perspektivën e këtyre ndërmarrjeve publike. I tërë ky proces ka rezultuar në ulje të dukshme të zhvillimit ekonomik dhe me këtë edhe të mirëqenies së qytetarëve të vendit“, thuhet më tej në letër.
Edhe UNIA, sikur qëndron në peticionin e organizuar nga BSPK-ja, vlerëson se këto ndërmarrje janë ndërtuar nga qytetarët e Kosovës dhe u përkasin qytetarëve të Kosovës, andaj ato nuk mund të nxirren në shitje duke u anashkaluar interesi i qytetarëve të Kosovës dhe pa u marrë parasysh vullneti i tyre mbi të ardhmen e këtyre ndërmarrjeve publike.
„Ky proces i privatizimit, siç raportojnë përditë mediat, institucionet monitoruese si dhe organizatat joqeveritare vendëse dhe ato ndërkombëtare, gati gjithmonë ka qenë i shoqëruar me skandale korrupsioni dhe me manipulime tenderësh që i kanë nxjerrë ato në shtije me çmime tepër të ulëta dhe qesharake. Ndërmarrjet publike janë pasuri e monopole natyrore e shoqërore të Kosovës dhe nuk duhet të tjetërsohen nga kompanitë private që po përpiqen t’i bëjnë pronë të tyre. Aq më tepër kur dihet botërisht se PTK-ja, KEK-u dhe Trepça janë ndërmarrje rentabile dhe fitimprurëse, andaj ato duhet të vazhdojnë të qëndrojnë nën pronësinë dhe menaxhimin e institucioneve të shtetit të Kosovës, i cili këto ndërmarrje publike duhet t’i trajtojë si të tilla dhe si mbështetje për zhvillimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë ekonomik dhe në dobi të ngritjes së mirëqenies së qytetarëve të vendit“, thuhet në shkresën e UNIA-s, të nënshkruar nga Osman Osmani, sekretar për migracion.
UNIA u bën thirrje Kuvendit, Qeverisë dhe institucioneve të tjera të Republikës së Kosovës që të ndalin procesin e privatizimit të PTK-së, KEK-ut dhe Trepçës, ashtu si kërkojnë punëtorët dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, bashkë me organizatat dhe subjektet që përfaqësojnë interesat e qytetarëve dhe të vendit.
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










