Bota
UNHCR: Migrantët nuk duhet të kthehen në Libi
Komisariati i OKB për Refugjatë ka kërkuar me ngulm nga Bashkimi Evropian që të ndalojë kthimin e refugjatëve nga Deti Mesdhe në Libi, me shpjegimin, se situata e tyre në këtë vend është tepër e rëndë. UNHCR mendon se duhet parandaluar me të gjitha mjetet që refugjatët të kthehen në Libi, në kampet e atjeshme. “Njerëzit që shpëtohen në Detin Mesdhe nga rojet bregdetare, nuk duhet të kthehen kurrsesi në Libi“, tha drejtori i UNHCR në Gjermani, Dominik Bartsch, për gazetën “Welt am Sonntag”. “Duhen ndërmarrë të gjitha masat e mundshme për të parandaluar një gjë të tillë, me qëllim që të evitohen vuajtjen e njerëzve në këto qendra në Libi.”
Gjendja e refugjatëve dhe migrantëve në Libi, sipas tij, është keqësuar edhe më shumë kohët e fundit. “Gjendja humanitare dhe situata e njerëzve në kampet e Libisë është e mjerueshme. Nuk ka ushqime dhe ujë, ndërkohë që shumë prej tyre kanë nevojë urgjente për ndihma mjekësore. Këtu duhet shtuar edhe fakti që në kryeqytetin Tripoli ka dhe shumë grupe të rrezikshme të armatosura.” UNHCR ka arritur që deri tani të shpëtojë rreth 800 persona nga këto kampe. Kapacitetet e tyre janë të limituara. “Edhe 3300 refugjatë kanë frikë për jetën në këto kampe“, tha përfaqësuesi i UNHCR, shkruan dw, përcjell albinfo.ch.
Bartsch i ka bërë thirrje qeverive të BE që të ndihmojnë, të mos keqpërdorin dhe kriminalizojnë këtë problem për qëllime të veta. “Kufizimet juridike dhe logjistike duhet të pezullohen, sepse dhjetëra mijëra njerëz janë të rrezikuar. Ata po mbijetojnë vetëm duke i falënderuar punës së organizatave joqeveritare.” Vendet e BE duhet të ndihmojnë urgjentisht, tha Bartsch.
Ndërkohë një anije e organizatës gjermane të ndihmës, Sea-Watch u konfiskua nga autoritetet italiane, që i morën 47 refugjatët nga bordi dhe i dërguan në ishullin Lampeduza. Zëdhënësi i organizatës, Ruben Neugebauer kishte thënë më parë, se gjendja në këtë anije ishte keqësuar dhe se kërcënonte “rreziku i vetëvrasjeve”. Në anije kishte fëmijë dhe të sëmurë. Ministri djathtist i Brendshëm i Italisë Matteo Salvini reagoi me zemërim, duke shkruar në twitter, se nuk duhet të ketë zbarkim të refugjatëve në tokë, megjithë konfiskimin e anijes. Limanet e këtij vendi nuk do ta pranojnë anijen “Sea-Watch 3”, kishte këmbëngulur ditë më parë Salvini.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










