Shkurt.ch
Unë dua ta sjell familjen time në Zvicër, çfarë duhet të bëj?
Ky organizim u dedikohet njerëzve që jetojnë në qytetin e Bernës dhe duan të sjellin në Zvicër dikë nga të afërmit për bashkim familjar apo duan të këshillojnë dhe mbështesin rreth bashkimit familjar dikë nga rrethi miqësor ose i punës.

Dëshironi ta sillni familjen tuaj (fëmijët, burrin, gruan, prindërit) në Zvicër? Atëherë informimi i tërësishëm e korrekt paraprakisht është një bazament i rëndësishëm për integrimin e anëtarëve të familjes. Në një mbrëmje informative të qytetit të Bernës që mbahet më 26 prill mund të informoheni dhe keni mundësi të parashtroni pyetjet tuaja. Ftesën (në gjermanisht) e gjeni këtu.
Nëse në tubimin informativ keni nevojë për përkthim në gjuhën tuaj amtare apo nëse keni pyetje të tjera mund të ndërlidheni me Qendrën Kompetente për Integrim (Kompetenzzentrum Integration), ([email protected] apo 031 321 60 36).
Në këtë mbrëmje informative do të ju përgjigjen punëtorët e shërbimeve të qytetit, ata të migracionit, pastaj të policisë për të huaj si dhe ata të Qendrës Profesionale për integrim. Ky organizim u dedikohet njerëzve që jetojnë në qytetin e Bernës dhe duan të sjellin në Zvicër dikë nga të afërmit për bashkim familjar apo duan të këshillojnë dhe mbështesin rreth bashkimit familjar dikë nga rrethi miqësor ose i punës.
Zyrtarët nga shërbimi i banorëve, ata të migracionit si dhe nga policia për të huaj do të ju njohin me kornizat ligjore dhe procedurën e bashkimit familjar. Një zyrtare nga Qendra për Integrim do të sqarojë se cilat aspekte të integrimit duhen të kihen parasysh nga me rastin e bashkimit të një pjesëtari të familjes.
Mbrëmja informative mbahet në «Le Cap» (Französische Kirche), Predigergasse 3, Bernë. Ajo është publike, e hapur për të gjithë, hyrja pa pagesë dhe paralajmërimi nuk është i nevojshëm.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit26 Prill 2016
- Ora19:00
- LokacioniBernë
- Data e përfundimit2 Korrik 0000 - 20:16
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor