Kosova
UNDP mbështet Policinë e Kosovës
Në një ceremoni rasti të mbajtur sot, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), përmes Projektit për Siguri në Kosovë (KSSP) i dorëzoi pajisje teknike shtesë Policisë së Kosovës (PK). Bazuar në një vlerësim të përbashkët me Policinë e Kosovës, gjashtë laptopë, dy tableta dhe pajisje mbështetëse iu dorëzuan Policisë së Kosovës përkatësisht në pronësi të Pikës Referuese për Armë të Zjarrit (FFP).
Këto pajisje do të rrisin më tej kapacitetet e FFP-së, veçanërisht Njësisë për Bashkëpunimin Ndërkombëtar për Zbatimin e Ligjit (ILECU), sektor ky që lufton trafikimin e paligjshëm të armëve.
Pika Referuese për Armë të Zjarrit (FFP) është e para e këtij lloji në Ballkanin Perëndimor dhe tani po përdoret si praktikë më e mirë për juridiksionet fqinje në vendosjen e pikave të tyre referuese, duke e bërë Kosovën një eksportues të sigurisë. Përveç kësaj, sipas Planit të Veprimit të Evropës Juglindore, Pika Referuese e Armëve të Zjarrit është një domosdoshmëri në luftën kundër trafikimit të paligjshëm të armëve.
Riza Shillova, Drejtor i Departamentit për Hetime në Policinë e Kosovës dhe përfaqësuesit e UNDP-së, Marta K. Gazideda, Manaxhere e Portofolit për Qeverisje dhe Ndërtim të Paqes dhe Zëvendës Koordinatore e Programit dhe Alain Lapon, Menaxher i Projektit të KSSP-së deklaruan që ky partneritet do të mbështet mëtej zhvillimin e politikave dhe teknikave të gjurmimit, duke përforcuar nivelin e hetimit të krimeve me armë në Kosovë.
Këto pajisje teknike i ka mundësuar kontributi financiar nga Fondi i Mirëbesimit i OKB-së për Mbështetjen e Bashkëpunimit për Sistemimin e Armëve (UNSCAR).
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











