Shkurt.ch
Ulet shkalla e papunësisë në Zvicër: 2.3% të papunë në maj
në fund të majit, në qendrat regjionale për ndërmjetësim të punës (RAV) kanë qenë të regjistruar 101.370 persona si të papunë. Ky numër është për 8000 më i vogël se ai i majit të vitit 2018
Në muajin maj 2019 në Zvicër ka pasur më pak njerëz të papunë në krahasim me majin e vitit 2018. Shkalla e papunësisë ka pësuar një zbritje prej 0.1%, në krahasim një vit më parë. Ajo në fund të majit ka qenë 2.3%, ndërsa një muaj më parë ka qenë 2.4%, bën të ditur Sekretariati Shtetëror për Ekonomi, Seco, shkruan srf.ch.
Kështu, në fund të majit kanë qenë të regjistruar 5.5% më pak persona si të papunë në krahasim me muajin paraprak dhe 7.3% më pak në krahasimm me majin e vitit 2018.
Si numër, në fund të majit, në qendrat regjionale për ndërmjetësim të punës (RAV) kanë qenë të regjistruar 101.370 persona si të papunë, transmeton albinfo.ch. Ky numër është për 8000 më i vogël se ai i majit të vitit 2018.
Edhe te kategoria e të rinjve, në maj 2019 është shënuar një rënie e numrit të papunëve. Kështu, në fund të majit në qendrat e përmendura kanë qenë të regjistruar 10.049 persona të moshave 15 deri 24 vjeçare, transmeton albinfo.ch. Kjo tregon një rënie për 0.1% në krahasim me një vit më parë ose një shkallë prej 1.8%.
Te kategoria e njerëzve mbi 50 vjeçarë në fund të majit të këtij viti kanë qenë të regjistruar si të papunë gjithsej 30.000 veta, që domethënë se 2.2% të tyre kanë qenë të regjistruar si të papunë. Ata përbëjnë 29% të numrit të përgjithshëm të të papunëve.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










