Bota
Ulet papunësia në Gjermani
Ka parashikime për një rënie të dytë të PBB-së në tremujorin e tretë
Shkalla e papunësisë në Gjermani në muajin shtator shkoi në 4,9 %, duke u ulur me 0,2 pikë përqindje, pasi totali i të papunëve u ul me 85 000 persona në muaj, raportoi Agjencia Federale e Punësimit (BA).
Papunësia sezonale ra në 2,234 milionë persona, 22 000 më pak se në shtator të vitit të kaluar. Shifra e muajit shtator ishte më e ulëta që nga ribashkimi i Gjermanisë në vitin 1990, përcjell albinfo.ch.
Mes shqetësimeve se Gjermania po hyn në një recesion teknik, i ndjekur nga një rënie e lehtë e PBB-së në tremujorin e dytë, BA deklaroi rënie të kërkesës në tregun e punës. Analistët gjermanë shohin paqartësi në politikat tregtare proteksioniste në SHBA dhe përçarje të mundshme të tregtisë si rezultat i Brexit-it.
Ka parashikime për një rënie të dytë të PBB-së në tremujorin e tretë, që tregon se ekonomia më e madhe e Europës mund të hyjë në recesion.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
SHBA
Labearta Hasanramaj specializon në SHBA dhe bën shqiponjën me duar Shqiptarja përfundon specializimin në Menaxhment dhe Administratë Publike në SHBA... -
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA?
Jeta në Austri
-
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision Sidrit Vokshi është një nga artistët që konkurrojnë për Eurovision, më 20 shkurt në shfaqjen para-seleksionuese... -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri











