E-Diaspora

Ulet numri i shqiptarëve në Görlitz

Numri i banorëve në qytetin gjerman Görlitz po zvogëlohet ndjeshëm për shkak të diferencës së madhe mes lindjeve dhe vdekjeve, shkruan sz-online.de.

Vetëm gjatë marsit 2018 ka pasur 25 lindje karshi 102 vdekjeve, kurse komuna numëron 57 031 banorë, një muaj më parë kjo ishte 57 095.

Duke qenë vend kufitar, në qytet kanë ardhur mjaft shtetas polak. Ata tani numërojnë 3610 banorë ose 62 përqind të të huajve. Për shkak të uljes së numrit të refugjatëve, janë ulur edhe shifrat e shqiptarëve. Nëse krahasojmë marsin 2018 me marsin e 2017 numri i banorëve nga Shqipëria dhe Kosova është ndryshuar 60 me 34 dhe 55 me 25 respektivisht. Pra numri i përgjithshëm nga dy shtetet shqiptare ka rënë nga 115 në 59 banorë.