Shkurt.ch

Ulet numri i pensionistëve invalidorë

Pensionet në fjalë janë në rrugë të mbarë për t`u shndërruar nga pensione, që janë tash në sigurime për riintegrim në punë të njerëzve që kanë shfrytëzuar ato

Numri i atyre që marrin pensione të invaliditetit në Zvicër ka shënuar rënie edhe në vitin 2015 ashtu sikurse edhe në vitin pararendës. Rënia e regjistruar është 1.6 për qind ndërsa numri i atyre që marrin pensionet në fjalë ka rënë në 222.000 veta, njofton Zyra Federale për Sigurime Sociale.

Në këtë njoftim thuhet se të ardhurat në fjalë janë në rrugë të mbarë për t`u shndërruar nga pensione,  që janë tash në sigurime për riintegrim në punë të njerëzve që kanë shfrytëzuar ato.

Kulmi i numrit të përfituesve të pensioneve të invaliditetit ishte arritur në vitin 2006, kur ishin regjistruar 260 mijë sish.

Sipas Zyrës Federale për Sigurime Sociale është treguar i suksesshëm edhe luftimi i abuzimit me pensionet në fjalë. Vitin e kaluar janë vërtetuar dhe ndjekur 540 raste të tilla, gjë që nënkupton kursim prej më shumë se 150 milion frangash për fondin.