Shkurt.ch
Ulet në 3.1% shkalla e papunësisë
Në krahasim me prillin e këtij viti, kemi një ulje të shkallës së papunësisë nga 3.3% në 3.1 për qind
Në Zvicër, në fund të muajit maj, në qendrat regjionale për ndërmjetësim të punës kanë qenë të regjistruar 139.778 persona si të papunë. Në krahasim me majin e një viti më parë, është shënuar një rënie prej 5000 vetash pa vend pune. Ndërsa, siç bën të ditur Sekretariati Shtetëror për Ekonomi (Seco) , në krahasim me prillin e këtij viti, kemi një ulje të shkallës së papunësisë nga 3.3% në 3.1 për qind.
Edhe papunësia e të rinjve ka pasur një ulje: ajo ka rënë në 14956 ose ka pasur 1260 më pak persona të kësaj kategorie në krahasim e muajin prill. Ndërkaq po u krahasua me majin e para një viti, në fund të majit që posa kali, ka pasur 1767 të rinj të papunë më pak.
Nga ana tjetër, në mars të këtij viti janë çregjistruar nga zyrat për ndërmjetësim të punës 3882 persona. Këta kanë shfrytëzuar deri në fund kompensimin e papunësisë dhe nuk kanë të drejtë më të paraqiten në zyrat në fjalë.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











