Integrimi
UKSHFZ, subjekti që bashkon klubet shqiptare të futbollit në Zvicër
Themelimin e bënë 23 klube shqiptare të futbollit në Zvicër. Përfaqësuesit e 18 klubeve ishin të pranishëm ndërsa të tjerat kishin konfirmuar me mbështetjen
Më 15 nëntor 2014, në Bernë, një këshill nismëtar i përbërë nga dashamirës shqiptarë të futbollit bëri një hap të rëndësishëm, duke krijuar Unionin e të gjitha klubeve shqiptare të futbollit në Zvicër. Subjekti i ri mori emrin Unioni i Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër (UKSHFZ).
Themelimin e kësaj shoqate e bënë 23 klube shqiptare të futbollit në Zvicër. Përfaqësuesit e 18 klubeve ishin të pranishëm ndërsa të tjerat kishin konfirmuar me shkrim mbështetjen e Unionit.
Duke prezantuar këtë nismë, Skënder Thaçi, njëri nga anëtarët e këshillit nismëtar, veç tjerash theksoi se “Unioni do të jetë një promovues i vlerave sportive e kombëtare në Zvicër dhe gjithashtu edhe një urë lidhëse në mes klubeve shqiptare në Shqipëri, Kosovë dhe diasporë”.
Solemnitetin e këtij evenimenti të rëndësishëm për sportin shqiptar në Zvicër e shtoi edhe prezenca e përfaqësuesve diplomatikë nga Kosova e Shqipëria si sekretari i parë i RSH- së, Kastriot Noli, Shukrie Ramadani nga Qendra Kultirore e Kosovës në Cyrih (Ministria e Diasporës), zv. Presidenti i Federatës së Futbollit Shqiptar Edvin Libohova, përfaqësues të Federatës së Futbollit Shqiptar në Gjermani me në krye Ruzhdi Statovcin si dhe Radio Televizioni i Kosovës.
Të pranishmit i përshëndetën edhe zëvendës ambasadori i Kosovës në Zvicër, Mustafë Xhemajli, konsulli Ri përgjithshëm i Kosovës në Gjenevë, Ramadan Avdiu e të tjerë, të cilët në fjalët e tyre shfaqën gatishmërinë e plotë për mbështetjen e kësaj nisme!
Organizatoret kishin marrë të gjitha masat e nevojshme që Kuvendi Themelues të kalojë në një atmosferë vëllazërore. Në këtë rast u aprovua statuti i shoqatës dhe u zgjodhën edhe organet drejtuese të saj.
Kryetar u zgjodh Skënder Thaçi, nënkryetar Salajdin Salihu, Sekretar Lindim Jusufi, Arkëtar Arsim Hyseni dhe tre anëtarë të kryesisë: Enver Qorraj, Kjemal Lemani dhe Sokol Dauti.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











