Futboll
UEFA pezullon fondin miliardësh për ndihmën për futbollin evropian
UEFA pezulloi planet për fondin e shpëtimit shumë miliardësh për të ndihmuar futbollin europian të rimëkëmbej nga pasojat e pandemisë – bëhet e ditur nga njerëz që kanë dijeni për çështjen.
Organi qeverisës europian i sportit më të dashur në botë po punonte për këtë paketë prej 6 miliardë eurosh (6,3 miliardë dollarë) prej rreth një viti dhe do të mbështetej nga banka amerikane Citigroup Inc. për të siguruar financimin.
Por problemet në përcaktimin e detajeve se si do të vendosej fondi brenda UEFA-s dhe se si paratë do t’u ndaheshin klubeve pezulluan diskutimet – thanë burimet që kanë dijeni për çështjen. UEFA dëshiron të shmangë konfliktet që mund të lindin nga fakti i mbikëqyrjes së klubeve dhe potencialisht t’u sigurojë atyre para.
Bisedimet mund të nisin në një moment të dytë dhe fondi mund të krijohet – thanë burimet, të cilat kërkuan të mos identifikohen për shkak të informacioneve të rezervuara.
UEFA po merr në konsideratë mundësi alternative, duke përfshirë një sipërmarrje me kapital të përbashkët (joint venture) me një ent tjetër apo këshill administrimi të ndarë për menaxhimin e fondeve.
Citigroup do të marrë gjithë tarifën e këshillimit vetëm nëse fondi vazhdon, – tha një nga burimet. Një përfaqësues i Citigroup refuzoi të komentojë, ndërsa një zëdhënës i UEFA-s nuk i përgjigj menjëherë kërkesave për koment.
Fondi i shpëtimit është pjesë e një strategjie shumëplanëshe nga UEFA për të ndihmuar klubet pas më shumë se një viti mbylljeje të stadiumeve dhe rënies së të ardhurave televizive gjatë kufizimeve të pandemisë. Planet përfshinin një instrument financimi emergjencë, një fond të ndarë për të parandaluar krizat e ardhshme dhe rregullat e reja të fair play financial, sipas burimeve të Bloomberg vitin e kaluar.
Sipas një raporti të Deloitte, në sezonin 2019/2020, tregu i futbollit europian u tkurr për herë të parë që nga kriza financiare, dhe pandemia e koronavirusit vuri në vështirësi disa nga klubet më prestigjioze të botës, duke përfshirë edhe FC Barcelona/ Bloomberg
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









