E-Diaspora
UEFA, me vendim skandaloz për skandalin e Beogradit
Mediat evropiane janë shprehur të habitura me vendimin e marrë nga UEFA për ndeshjen Serbi-Shqipëri dhe në shumë raste e kanë quajtur skandaloz atë
Ndeshja Serbi-Shqipëri është regjistruar me rezultat zyrtarë 3:0 për serbët. Sipas shumicës së medieve evropiane, me këtë vendim UEFA legjitimoi dhunën dhe racizmin. “UEFA legjitimoi dhunën dhe racizmin”, është titulli i Toscana News. “Serbia shpërblehet me fitore për dhunën në ndeshje të Euro 2016”, shkruan nga ana tjetër prestigjiozia BBC.
„Zgjidhje solomoniane” e quan vendimin e UEFA-s gazeta e Zvicrës „Tages Anzeiger”, ndërsa komenti i kësaj gazete është më i ashpër ndaj vendimit skandaloz të UEFA-s dhe titullohet: “Shansi i lëshuar i UEFA-s”.
“Ky është një vendim vështirë i kuptueshëm dhe është vështirë të përpihet. (…) Si është e mundur që instancës më të lartë të futbollit në Europë t’i shkojë mendja që Federatën Serbe të Futbollit ta shpërblejë me fitore 3:0 për ndeshjen skandaloze kundër Shqipërisë, për turpin e Beogradit? (…) Komisioni disiplinor i UEFA-s ka mundur ta përjashtojë kombëtaren serbe për pjesën e mbetur të kualifikimeve për Kampionatin Europian, baza për këtë ka ekzistuar edhe për shkak të incidenteve para katër vitesh (ndeshja e ndërprerë mes Italisë dhe Serbisë, v.j.) Por, UEFA vendosi kundër kësaj dhe u tregua e mëshirshme. Kështu u humb shansi që të dërgohet një sinjal”, thuhet në komentin e gazetës „Tages Anzeiger“ për vendimin e UEFA-s pas ndeshjes në Beograd.
“Serbia shpërblehet me fitore”, raporton televizioni britanik, ITV; “Serbisë iu dha fitorja, por i humbi pikët”, titullohet shkrimi i Sport24. Ndërkaq mediet kroate shkruajnë se “UEFA tregohet e butë me serbët”.
“Vendimi i UEFA-së, të gjithë humbës”, shkruan La Gazzetta Dello Sport. UEFA reagon me kompromis ndaj ndeshjes skandaloze” , sportschau.de. Ndërsa spiegel.de e pe¨rshkruan kështu vendimin e UEFA-s: „Vendim i çudishëm i UEFA-s: Ndeshja e ndërprerë „me dron” në mes të Serbisë dhe Shqipërisë është vlerësuar në favor të endësve, por ata nuk kanë fituar pikët . Në vend të kësaj, Serbia do të luajë dy ndeshje pa shikues dhe do të marrë dënim në të holla.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












