Futboll
UEFA gjobit Shqipërinë
FSHF fton tifozët dhe futbolldashësit të mbështesin Kombëtaren shqiptare në këtë rrugëtim magjik dhe historik në EURO 2024, duke treguar qytetari dhe përgjegjshmëri përmes një sjellje korrekte e duke respektuar rregullat dhe kundërshtarët
Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka vendosur të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me shumën 37,375 euro për shkak të incidenteve të ndodhura gjatë ndeshjes së raundit të parë në finalet e Kampionatit Evropian “Gjermani 2024” ndaj Italisë, e luajtur në stadiumin e Dortmundit më 15 qershor 2024.
Penalizimi financiar ka ardhur nga problematika e shkaktuar nga disa tifozë shqiptarë, të cilët ndezën flakadanë gjatë ndeshjes, hodhën sende në fushë, transmetuan mesazhe të papërshtatshme në këtë ngjarje të madhe sportive për ekipin tonë kombëtar si edhe për ndërprerjen e ndeshjes nga një tifoz gjatë pjesës së dytë të lojës, shkruan FSHF, transmeton albinfo.ch.
Federata e Futbollit gjen rastin t’u bëjë apel të gjithë tifozëve shqiptarë që të jenë më të përgjegjshëm dhe të shmangin krijimin e këtyre incidenteve dhe trazirave totalisht të evitueshme, që mund të sjellin penalitete financiare dhe dëmtojnë imazhin e Shqipërisë dhe futbollit shqiptar. Gjithashtu, FSHF bën me dije tifozët shqiptarë se gjatë ndeshjeve nuk lejohen mesazhet me natyrë jo sportive (politike, etnike, etj).
FSHF fton tifozët dhe futbolldashësit të mbështesin Kombëtaren shqiptare në këtë rrugëtim magjik dhe historik në EURO 2024, duke treguar qytetari dhe përgjegjshmëri përmes një sjellje korrekte e duke respektuar rregullat dhe kundërshtarët.
Vendimet e plota të Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA:
Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 10.000 euro për ndezjen e fishekzjarreve.
Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 12,375 euro për hedhjen e sendeve.
Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 5000 euro për pushtimin e fushës.
Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 10.000 euro për transmetim e mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive.
Gjobat e mësipërme në vlerë të përgjithshme prej 37,375€ duhet të derdhen në llogarinë bankare te UEFA-s brenda 90 ditëve nga komunikimi i këtij vendimi.
E-Diaspora
-
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit "Gjatë një kontrolli të plotë të individëve të pranishëm, zyrtarët e policisë kantonale gjetën një shkop... -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












