Futboll
UEFA, gati të zbulojë modelin e ri të Fair-Play Financiar
Nevoja për reformimin e FPF lindi pasi së fundmi klubet po shpenzojnë shuma të mëdha me transferime dhe paga lojtarësh

UEFA është e gatshme të reformojë Fair-Play Financiar (FPF) dhe brenda një muaji të dalë me propozimin e ri.
Britanikja “The Times” shpjegon se organi më i lartë i futbollit evropian po përgatitet për të vendosur një kufi pagash dhe një taksë luksi mbi shpenzimet, përcjell Albinfo.ch.
Sipas këtij sistemi të propozuar deri më tani, klubet që garojnë në kompeticionet e UEFA do të kufizoheshin në shpenzimet e tyre për paga deri në maksimumin e 70% të të ardhurave.
Klubet, të cilat do të thyenin kufirin e pagës do të paguanin taksën e luksit. Në bazë të shpenzimeve të tepërta, UEFA do të mblidhte këto të ardhura dhe më pas do t’i rishpërndante.
Ky sistem i ri do të zëvendësojë rregullat e FPF-së të vendosura 11 vjet më parë, të cilat përcaktojnë se klubet duhet të mbajnë buxhet të balancuar për një periudhë trevjeçare dhe deficiti i përgjithshëm nuk duhet të kalojë 30 milionë euro.
Propozimet e UEFA-s do të paraqiten muajin e ardhshëm në Zvicër, ku të pranishëm do të jenë përfaqësues të shoqatave kombëtare, klubeve, ligave, lojtarë dhe agjentë.
“The Times” zbulon se në mbledhjen që do të mbahet në Zvicër do të diskutohet edhe se si të ndalohen kërcënime në të ardhmen për një tjetër projekt si “Superliga Evropiane”.
Pani i ri i UEFA me FPF-në do të jetë më i drejtë dhe transparentë. Ai do i lejojë pronarët e pasur të klubeve të shpenzojnë përtej të ardhurave të klubit, por vetëm në rastet kur ata do të jenë të gatshëm të paguajnë taksën e luksit.
UEFA po synon të krijojë një sistem të ngjashëm me atë që përdoret në SHBA, në ligën e futbollit MLS dhe atë të basketbollit NBA.
Sistemi i kufirit të pagës dhe taksa e luksit gjithashtu do të ishte i mirëpritur nga Komisioni Evropian, pasi është në përputhje me ligjet e Bashkimit Evropian.
E-Diaspora
-
Lea Ypi hap festivalin e Vjenës, kërkon të drejtë vote për migrantët Filozofja shqiptare, Lea Ypi, bën thirrje për të drejtën e votës për të gjithë, sepse pjesëmarrja...
-
Kosovari mohon akuzën për tejkalim shpejtësie: “Ka qenë vëllai im binjak”
-
Votat e Diasporës, mbeten edhe 49,448 zarfe të panumëruara
-
Hapet klasa e gjuhës shqipe në Oberriet të Kantonit të St. Gallenit
-
Performanca mahnitëse e Gjon’s Tears në mbrëmjen e dytë të Eurovision 2025
Jeta në Austri
-
630,000 austriakë nuk dinë të notojnë Rreth 630,000 persona të moshës pesë vjeç e lart në Austri nuk dinë të notojnë, njoftoi...
-
Tarifat austriake të strehimit: Cilat janë rregullat kur menaxherët e pronave rrisin kostot?
-
Rritet ndjeshëm numri i britanikëve që marrin shtetësi austriake
-
Austria dhe Gjermania bashkë në masa të reja për migracionin
-
Në cilët sektorë ka më shumë bakshishe në Austri?