Futboll
UEFA detyrohen shtetet të luajnë ndaj Kosovës edhe nëse nuk e njohin Pavarësinë
Kosova do të vazhdojë të mos jetë në një grup në kualifikuese për arsye politike me ekipe se Serbia dhe Bosnja e Hercegovina
UEFA ka vendosur rregulla strikte ndaj vendeve që nuk e njohin Kosovën e për rrjedhojë nuk pranojnë të luajnë në vendin e tyre ndaj “Dardanëve”.
“Kjo politikë detyron të gjitha ekipet e tjera të pranojnë të luajnë kundër ekipeve kombëtare të Kosovës dhe klubeve qoftë në territorin e tyre apo në territorin e Kosovës”, është shprehur presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin.
Ndërkohë që rregulli i ri trajton ndeshjet kualifikuese si në shtëpi dhe jashtë, ai nuk specifikon se çfarë ndodh nëse Kosova dhe Spanja do të kualifikohen në “Euro 2020”.
Kosova luan në play off-in e Ligën së Kombeve dhe nëse triumfon, do të kualifikohet direkt në “Euro 2020. 4 nga 12 vende që organizojnë takimet e Evropianit, Azerbajxhani, Rumania, Rusia dhe Spanja, nuk e njohin pavarësinë e Kosovës nga Serbia.
Refuzimi i Spanjës për të njohur flamurin dhe himnin e Kosovës e detyroi UEFA-n në shkurt të zhvendosë në Nyion të Zvicrës kualifikueset e U-17, që ishin programuar për t’u zhvilluar në Spanjë. Kjo pengesë nga Spanja theu premtimin që qeveria i bëri Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, nëntorin e kaluar, për të respektuar të drejtat e atletëve nga Kosova, përcjell albinfo.ch.
UEFA sqaroi se politika e ndjekur nga Komiteti Ekzekutiv i saj do të lejojë vendet që nuk duan të presin Kosovën që të luajnë në një vend neutral.
Ukraina e bëri këtë me një ndeshje kualifikuese të Botërorit 2018, që u transferua në Poloni në tetor 2016. Kosova do të vazhdojë të mos jetë në një grup në kualifikuese për arsye sigurie me ekipe se Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Kosova njihet nga të gjithë kundërshtarët e saj në grupin aktual të kualifikimit për Kampionatin Evropian: Bullgaria, Republika Çeke dhe Mali i Zi, si dhe Qeveria britanike për Anglinë.
Kosova është bërë anëtare e plotë e UEFA-s në vitin 2016.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











