Shkurt.ch

Udhëzime për nxitjen e hershme të fëmijëve

Material lidhur me politikën e migrimit

Enti Federal për Migracion dhe Komisioni Federal për Migracion kanë publikuar një “Udhëzim për nxitjen e hershme” (të mësimit të gjuhëve vendore nga fëmijët me prejardhje të huaj). Ky publikim përbën një vlerësim nga modelet e shumta të deritashme në këtë fushë.

Nxitja e hershme ka qenë prej vitesh në fokus të promovimit të integrimit nga ana e federatës. Në publikimin e ri janë prezantuar projektet veçanërisht inovative dhe që mund të shërbejnë si modele. Katër rrëfime të mësimit japin një qasje befasuese në shembujt e mirë të nxitjes së hershme.

Por ky publikim shpjegon po ashtu edhe atë se çfarë është nxitja e integrimit në fazën e hershme nga pikëpamja pedagogjike dhe se cili lloj projekti premton më tepër suksese. Rezultatet përfundimtare të evaluimit të të gjithë modeleve do t`u prezantohen pjesëmarrësve në formë të rekomandimeve.

“Udhëzimi për nxitjen e hershme” tregon se ia vlen që, nga prindërit që nuk e njohin nga fëmijëria e tyre sistemin arsimor të Zvicrës, të kërkohet të shprehen për kërkesat e tyre.

Po ashtu edhe projekte që përfshijnë sa më shumë aktorë të kësaj fushe si mësues, prindër dhe persona përkujdesës, familje me prejardhje të huaj dhe vendës, janë treguar shumë të suksesshme, thuhet veç tjerash në komunikatën për medie, të dërguar nga Enti Federal për Migracion dhe nga Komisioni Federal për Migracion.