E-Diaspora
Udhëtim ferri me trenin zviceran që iu prish pajisja klimatike
Treni zviceran ICN, që qarkullon midis Gjenevës dhe Cyrihut, është dashur të përballet me temperatura shumë të larta. Faji për këtë ka qenë defekti në pajisjen klimatike.
“Treni i ferrit”. Kështu banorja zvcerane me emrin Simon e ripagëzoi trenin ICN të orës 15.15 që qarkullonte në mes të Gjenevës dhe Cyrihut, më 31 korrik. “Pajisja klimatike nuk funksiononte”, thotë udhëtarja. Në këtë mënyrë, kupetë përbrenda shumë shpejt u shndërruan në furrë. “Paramendone ndonjë veturë pa pajisje klimatike, pa mundësi për të hapur dritaren dhe njëqind pasagjerë në bord, të cilët secili prodhon nga vetvetja pesë vat, pa llogaritur dritat”, e përshkruan situatën ajo.
Nëpër mot të nxehtë, mos u mbështetni në trenat e SBB se do të veprojnë si një frigorifer. Në përputhje me standardet europiane, autoritetet zvicerane nuk e reduktojnë temperaturën në kupe më shumë se shtatë gradë sa është jashtë tij. Për SBB, kjo është e mjaftueshme për t’i bërë udhëtarët të ndjehen të freskët, duke shmangur në këtë mënyrë një shok të temperaturës shumë të lartë në dalje. Përveç kësaj, ky kufizim kursen energji.
Për Simon, kjo skenë ka qenë “më keq se sa një tren i mbushur me njerëz në Indi” me “një shkallë shumë të lartë lagështie të prodhuar nga djersa e njerëzve”, “një erë të padurueshme dhe pika të djersitjes”. Udhëtarja spjegon se veprimi i vetëm i ndërmarrë nga SBB ishte, shpallja se secilit do t`i ofrohje një pije në bufenë e restorantit. “Lajmi natyrisht se provokoi nxitim tek njerëzit”, thotë ajo, me një keqardhje për moshuarit dhe foshnjat.
Për fat të mirë, Simon zbriti në Neuchatel. Ajo, për “20 Minutes” thotë se pavarësisht temperaturës së jashtme prej 32 gradësh, “ajri dukej tepër i ftohtë”, transmeton Albinfo.ch.
Sa për krahasim, pasagjerja ka spjeguar se disa orë më parë, ajo ka qenë duke udhëtuar me një tren francez RER, i klimatizuar dhe natyrisht, më i lirë. Ajo i kupton problemet teknike që mund të shkaktohen tek trenat, por kurrsesi ta kuptojë përse treni vazhdoi rrugënsikur asgjë të mos kishte ndodhur. Sipas saj, SBB është dashur ta ndalojë lokomotivën dhe të ofronte alternativa tjera të transportit.
SBB konfirmon se një “në një sensor ka ndodhur gabim teknik”. Prandaj, temperatura nuk është matur saktë dhe është rregulluar gabimisht, ka spjeguar bordi kontrollues i SBB. Sa për alternativën tjetër të transportit, SBB thotë se ata u përpoqën ta riparonin sensorin deri në Biel, që pason pas Neuchâtelit, ku përfundoi katrahura e Simon. Meqenëse kjo nuk ishte e mundur, pasagjerëve iu kërkua të merrnin trenin e ardhshëm për në Biel. Së fundmi, përkundër nxehtësisë, SBB pohon se ky është një incident i izoluar, që nuk i atribuohet valës së nxehtësisë.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










