Lajme

Udhëtarët e këtyre vendeve mund të vizitojnë sërish Zvicrën

Mediat zvicerane shkruajnë se udhëtarët nga vendet e Afrikës Jugore mund të vizitojnë sërish Zvicrën, përcjell albinfo.ch.

Sekretariati i Shtetit për Migracionin postoi të premten në Twitter se ndalimi i hyrjes për njerëzit nga Botsvana, Eswatini (ish Swaziland), Lesoto, Mozambiku, Namibia, Zimbabve dhe Afrika e Jugut do të hiqet të hënën.