Lajme

Udhëheqësit evropianë dënojnë sulmin në Vjenë

Liderët evropianë kanë dënuar sulmin e së hënës mbrëma të nsodhur në afërsi të Sinagogës në Vjenë.

“Evropa dënon me forcë këtë akt frikacak që cenon jetën dhe vlerat tona njerëzore,” shkroi Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel në Twitter.

“Jam thellësisht i tronditur nga sulmet e tmerrshme në Vjenë sonte. Mendimet e Mbretërisë së Bashkuar janë me popullin e Austrisë – ne qëndrojmë të bashkuar me ju kundër terrorit,” tha Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson.

“Ne francezët ndajmë tronditjen dhe pikëllimin e popullit austriak”, shkroi Presidenti francez Emmanuel Macron.

“Pas Francës, një vend aleat është sulmuar. Kjo është Evropa jonë. Armiqtë tanë duhet të dinë me kë kanë të bëjnë. Ne nuk do të dorëzohemi.”

Franca së fundmi është goditur nga dy sulme islamike brenda pak javësh; një person me thikë vrau tre persona javën e kaluar në një kishë në Nisë dhe më 16 tetor një mësuesit framcez iu pre koka pasi tregoi karikaturat që përshkruanin profetin e Islamit në një klasë për lirinë e fjalës.