Shkurt.ch

UBS, me 3.17 miliiardë franga fitim

Në fitimin e shënuar gjatë vitit 2013, ndikim të madh ka pasur suksesi i arritur në tremujorin e fundit kur ajo kishte fituar 917 miliardë franga

Banka më e madhe e Zvicrës, UBS ka operuar vitin e kaluar me një fitim të pastër prej 3.17 miliardë frangash. Ky fitim konsiderohet për aq më i madh për faktin se një vit më parë, në vitin 2012 UBS kishte regjistruar një humbje të madhe, gjithsej 2.48 miliardë franga.

Në fitimin e shënuar gjatë vitit 2013 të bankës numër një të Zvicrës, ndikim të madh ka pasur suksesi i arritur në tremujorin e fundit kur ajo kishte fituar 917 milionë franga më shumë se që ishte pritur falë investimeve bankare dhe kredive tatimore që kanë rrjedhur shumë mirë.  

Nga ana tjetër, dividenda ka rezultuar për dy të tretat më e lartë se një vit më parë. Siç thotë banka UBS në një komunikatë të saj, viti që lamë pas është karakterizuar nga tregje financiare të paqëndrueshme dhe një sjellje të ndryshueshme të investitorëve.

Të kujtojmë se në vitin 2012 humbjet e mëdha prej 2.48 miliardë frangash për shkak të gjobave nga manipulimet tregtare në shkallë të gjerë dhe kostos që ka marrë dekonstruksioni i bankës së investimeve.