Shkurt.ch
UBS, 2.5 miliardë humbje
Banka më e madhe në Zvicër, UBS, e ka mbyllur vitin 2012 me humbje neto prej 2.5 miliardë frangash zvicerane.
Banka zvicerane ka raportuar për nivelin më të ulët të fitimit që prej krizës financiare të vitit 2009.
Bonuset janë reduktuar në krahasim me 2011 për shtatë për qind. Por, nëse krahasohen me vitin 2010, vëllimi i bonuseve ka shënuar rënie për më shumë se 40 për qind.
Shefi i UBS-së, Sergio Ermotti, tha se megjithatë banka ka arritur qëllimet e veta, madje edhe ka tejkaluar. “Kostot dhe rreziqet janë tani nën kontroll”, tha Ermotti.
Analistët nuk janë befasuar për humbjet e raportuara nga UBS.
Ata madje kishin pritur një humbje prej 3 miliardë frangash zvicerane. Në krahasim me vitin 2011, UBS kishte fituar 4 miliardë franga.
“Ristrukturimi i sistemit bankar kushton para. Deri në vitin 2015, bankat e mëdha kanë për të përfunduar riorganizimin, duke pretenduar evitimin e rrezikut të biznesit për të ardhmen”, tha Ermotti.
Në “Investmentbank” UBS do të reduktojë deri në 10 mijë vende pune.
Përveç riorganizimit, skandali me “Libor” i kishte shkaktuar humbjet UBS-së. 1.4 miliardë ka paguar dënim UBS-ja, sepse disa punonjës kanë manipuluar me kamatat.
Me gjithë skandalet, banka më e madhe zvicerane këtë vit mund të ketë më shumë klientë.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












