Integrimi
Alban Bexheti: “U shkarkova nga puna për vjedhjen që nuk e kam kryer”
Alban Bexheti ka dalë i pafajshëm, edhe pse dimrin e kaluar djaloshi 17-vjeçar ishte i akuzuar gabimisht për vjedhje nga ish-punëdhënësi i tij, Migros.

Ndërmjet shkurtit dhe marsit, arka e tij e të hollave paraqiste mungesë në shitoret e Bussigny dhe Avenue De La Harpe në Lozanë. Humbja totale: 4000 franga. “Çdo herë unë isha ai që i tregoja menaxherit”, kujton Albani. Megjithatë, dyshimet u kthyen shumë shpejt kundër tij.
Pak vjedhje në arkën e punonjësve
E pyetur për këtë çështje, menaxheri i Migrosit Vaud nuk pranoi të japë versionin e tij të ngjarjes. “Gjykata ka lëshuar vendimin e saj”, thekson zyrtarja për komunikim, Aurélie Murris. Kjo e fundit, megjithatë thekson faktin se ankesa ishte paraqitur kundër një personi të panjohur, dhe se nuk kishte për qëllim të vërë në shënjestër në mënyrë specifike Albanin. Zhdukja e të hollave nga arkat nuk është “një problem që ndodh shpesh në Migros”, shtoi ajo. Megjithatë, Migros-i refuzon të japë shifra mbi numrin e ankesave që dorëzon çdo vit për raste të tilla.
“Një formë jo shumë elegante…”
Më 11 mars, një ankesë është parashtruar nga ana e kooperativës Migros. Dy ditë më vonë, policia ka kryer një kthim në shtëpinë e djaloshit të ri pa gjetur asgjë inkriminuese. I njëjti rezultat doli edhe gjatë kërkimeve policore të kryera në dollapin e tij të punës. “Shefi im as që më ka paralajmëruar për këto hetime”, shpjegon me keqardhje Albani. “Kjo nuk është një formë elegante për një të rritur… ”
Fillim i ri në një kompani tjetër
Në dy seancat e tij para gjykatës, Alban Bexheti ka shqiptuar disa herë pafajësinë e tij. “Unë nuk isha i vetmi që punoja me këtë arkë”, këmbëngul ai. Megjithatë, Albani nuk ka përjashtuar kurrë ndonjë gabim numërimi. Për shkak të mungesës së provave, gjykata e të miturve e ka liruar djaloshin nga të gjitha akuzat më 3 gusht. Shumë vonë: Migrosi ndërkohë e kishte liruar nga puna që nga 6 qershori. “Unë jam i zhgënjyer, sepse ata as nuk pritën për të parë nëse unë kam qenë fajtor apo jo. Më në fund, unë u shkarkova nga puna pas akuze një vjedhje që nuk e kam kryer”. Për adoleshentin, ky nxitim shpjegohet: “Unë nuk kaloja mirë me një nga manaxherët e punës”.
Ndërkohë, Alban Bexheti ka rifilluar profesionin e tij në një vend të ri. Aty ai ndihet shumë mirë, njofton albifno.ch.
E-Diaspora
-
Presidentja e Kosovës ftohet nga Presidentja e Zvicrës për vizitë shtetërore në Zvicër Në Gjenevë, ndërkaq, Presidentja Osmani do ta ketë një takim me mërgatën shqiptare, e cila jeton...
-
Liridoni sjell në Zvicër shijen e bukës dhe ëmbëlsirave shqiptare
-
Lorena Kengji: Arti si një mënyrë për të qëndruar e lidhur me veten
-
Promovohen dy libra të krijuesit, Brahim Avdyli
-
Arrestohet 18 vjeçari shqiptar në Itali, mbante mbi 220 doza kokaine në xhep
Jeta në Austri
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri Kur bëhet fjalë për ngasjen në Austri, nuk duhet të keni kujdes vetëm për rregullat e...
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës