Shkurt.ch
U rriten pagat “frizereve”: Më e ulëta, 4000 franga
Marrëveshja e re parasheh shumë përmirësime por ajo që është më e dukshmja është se paga minimale në pesë vitet e para të punës si floktar/floktare do të jetë 4000 franga
Pagat që marrin floktaret dhe floktarët (“frizeret” dhe berberët) në Zvicër hyjnë në kategorinë e më të ulëtave në vend. Por, duke filluar nga fundi i majit, pozita e këtij profesioni do të ketë një përmirësim. Për atë kohë parashikohet që të fillojë veprimi i Marrëveshjes së Re të Përgjithshme (GAV) që i mbron interesat e kësaj dege të ekonomisë së shërbimeve, shkruan srf.ch.
Marrëveshja e re parasheh shumë përmirësime por ajo që është më e dukshmja është se paga minimale në pesë vitet e para të punës si floktar/floktare do të jetë 4000, transmeton albinfo.ch.
Federata Coiffure Suisse ka arritur pajtimin për këtë marrëveshje, njoftojnë sindikatat Unia dhe Syna.
Me këtë marrëveshje të re, veç tjerash do të ketë edhe ngritje të pagave dhe do të bëhet vlerësimi edhe në bazë të përvojës profesionale. Po kështu floktaret dhe floktarët do të jenë më mirë të mbrojtur nga dumpingu i pagave, pastaj do të ketë edhe një pushim pesë ditësh për meshkujt kur të bëhen prindër. Ndërsa kjo marrëveshje do të jetë funksionale edhe për floktarët që nuk kanë mbaruar zanatin. Ajo që është më e dukshmja në këtë marrëveshje është se pagat minimale në pesë vitet e para të punës si floktar/floktare do të jetë 4000 franga.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon Kompania Bau Investment Schweiz AG, me seli në Schlieren të Cyrihut, po forcon praninë e saj... -
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













