Integrimi
“U përmbys dynjaja?” Myslimani, me demokristianët në garë për Parlamentin e Zvicrës!
Tema e fenomenit më të ri, atij të “pushtimit” të garës elektorale për Parlamentin Nacional nga secondot shqiptarë po vazhdon të preokupojë mediet zvicerane. Gazeta “Grenchner Tagblatt” së fundi i ka kushtuar një artikull Shpëtim Xhemailit, të riut 25 vjeçar me prejardhje nga Maqedonia, emri i të cilit gjendet në listën zgjedhore të të rinjve të Partisë Demokristiane të Zvicrës (CVP) në Solothurn.
“Xhemaili dhe Rexhepi: dy mbiemra që më shumë të përkujtojnë listën e kombëtares zvicerane të futbollit se sa listën elektorale të të rinjve të CVP-së për Parlamentin Nacional. Por, me këtë rast është pikërisht e dyta: 25 vjeçi Shpëtim Xhemaili nga Trimbach-u i Oltenit dhe 22 vjeçja Herolinda Rexhepi nga Bellach-u ia kanë mësyrë Dhomës Nacionale të Parlamentit te Zvicrës duke përfaqësuar CVP-snë e Solothurnit. Të dy janë me prejardhje nga Ballkani.
Por, ndërkohë që Xhemaili e konsideron veten si mysliman, Herolinda është deklaruar si pa religjion.
Përkatësia fetare nuk përbën kurrfarë problemi në kandidaturën e tij për demokristianët, thotë Xhemaili. Madje është e kundërta: “CVP dhe religjioni janë dy gjëra të ndryshme. Unë jam politikisht aktiv dhe angazhohem për vlerat e CVP-së”. Dhe në fakt Xhemaili, duke i afishuar vlerat si fuqizimi i familjes, politika ambientale dhe sovraniteti i Zvicrës, ka vënë në fokus temat qendrore klasike të CVP-së, shkruan gazeta. “Kjo shkon edhe për një mysliman”, thotë ai.
Shpëtimi e adhuron ministren federale Doris Leuthard e cila është ndër personalitetet më të rëndësishme që CVP i ka dhënë politikës zvicerane. Ai e prezanton me mburrje fotografinë në të cilën ka dalë me të.
Me këtë pajtohet edhe deputeti nacional i kësaj partie Pirmin Bischof. Ai thotë se në listat zgjedhore partia ka edhe persona jo të krishterë, para së gjithash njerëz nga ish Jugosllavia, të cilët janë integruar në mënyrë të shkëlqyeshme në Zvicër. Kjo tregon se CVP po punon me sukses për integrim”.
Edhe më interesant është reagimi i njërit nder deputetët nacionalë më kritike ndaj islamit, “babait” të iniciativës për ndalimin e minareve, Walter Wobmann nga SVP-ja. Atë nuk e pengon aspak që myslimanët të kandidojnë për deputet nacional.
“Secili që hyn në garën zgjedhore duhet, thjesht t`i përmbahet kushtetutës sonë, ligjeve tona dhe në përgjithësi të ketë qëndrim të mirë ndaj vendit tonë. Ndërsa kufiri ku përfundon kjo e drejtë është kur dikush përfaqëson një të drejtë ekstremiste të huaj që nuk ka çfarë të kërkojë te ne”.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












