Kosova
U mbajt seminari me mësuesit e gjuhës shqipe në diasporë
Në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë u mbajt seminari i XVI mbarëkombëtar me mësuesit e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë.
Seminari i filloi punimet me 30 korrik 2023, në prani të 150 mësimdhënësve nga diaspora.
Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të institucioneve nga Shqipëria dhe Kosova. Hapjen e seminarit e bëri mësimdhënësi nga Gjermania z. Adem Shala dhe e përshëndetën: Ministrja e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, znj. Evis Kushi; Ministrja e Arsimit, Teknologjisë, Shkencës dhe Inovacionit të Kosovës, znj. Arbërie Nagavci; Kryetari i Nënkomisionit Parlamentar për Diasporën dhe Migracionin, z. Lavdrim Krashi, përfaqësuesi i Bashkisë Vlorë, z. Ermal Dredha dhe kryetarët e Grupit të Përbashkët për Organizimin e Seminarit të XVI, përcjell albinfo.ch.
Ky seminari doli me disa rekomandime të cilat së bashku me sfidat dhe realizimin e tyre, në mbështetjen e mësimdhënies së gjuhës shqipe në diasporë janë synimet për të cilat synohet të realizohen.
Seminari i XVI mbarëkombëtar me mësuesit e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë, i organizua në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë u mbajt nën organizimin e stafit të ministrive të dy shteteve, të Shqipërisë dhe të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu mësuesve të pranishëm iu shpërndanë certifikata në shenjë mirënjohje për punën që bëjnë, për ruajtjen e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë dhe për pjesëmarrjen në këtë aktivitet. Si dhe u premtua se të gjitha kumtesat, diskutimet dhe reflektimet do të botohen në një libër të posaçëm.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












