Lajme
U kthyen nga Kosova në Austri, dy fëmijë dalin pozitiv me Covid 19
Për shkak të një rast vdekje, një familje shqiptare kishte udhëtuar nga Austria për në Kosovë. Pas kthimit të saj, dy fëmijët u testuan pozitivë me Covid -19.
Udhëtimi i një familjeje nga Austria për në Kosovë, ka shkaktuar reagime në një komunë austriake. Pas kthimit të saj, dy fëmijë u testuan pozitivë me koronavirus. “Nuk ishim të informuar për këtë rast”, ankohet një lexues i “Krone”, fëmija i të cilit ka qenë në kontakt me ta. Kryetari i komunës Liezen i ka qetësuar banorët, shkruan krone.at, transmeton Albinfo Austria.
Një pasiguri e madhe po ekziston në një komune në Austri. Testi pozitiv me koronavirus i dy fëmijëve që për shkak të një rasti të vdekjes kishin udhëtuar për në Kosovë, ka ngritur shqetësime të mëdha të banorët. Sipas ankesave të tyre, djali i kësaj familje pavarësisht sëmundjes, kishte shkuar në shkollë dhe në ushtrime të futbollit.
Kryetari i komunës së rrethit të Liezenit, e ka konfirmuar rastin e dy fëmijëve të prekur me koronavirus. Megjithatë, familja në fjalë nuk i ka thyer asnjëherë rregullat e karantinës, përkundrazi ata iu përmbajtën secilit rregull, përcjell Albinfo Austria.
“Sapo djali i tyre tregoi simptoma, ata e thirrën ekipin e emergjencës(1450). Pastaj më të marr konfirmimin për këtë rast, ata u vendosën në karantinë. Janë ndërmarr të gjitha masat, shkolla dhe klubi i futbollit është i informuar. E kuptoj plotësisht shqetësimin e prindërve, por nuk ka asnjë provë që dikush të jetë infektuar nga sëmundja e këtyre dy fëmijëve”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













