U kërkon ndjesë prindërve të vajzës që ka vrarë
Sabit L., prindërve të Céline Franck: "Po përpiqem të ju shikoj në sy. Më vjen keq që ju kam shkaktuar kaq shumë dhembje..."
Sot, në Gjykatën e Qarkut në Uster, kanë bërë deponimet e tyre të dyta, prokuroria, përfaqësuesi i palës së dëmtuar dhe mbrojtja. I fundit e ka marrë fjalën i akuzuari për vrasje, i cili për herë të parë u ka kërkuar ndjesë prindërve të viktimës.
Dorasi, shqiptar 23 vjeçar nga Kosova, i rritur në rrethinën e Cyrihut, në muajin mars të vitit 2009 kishte vrarë të dashurën e tij, 16 vjeçaren Céline Franck me armë zjarri. Ditën e tretë dhe të fundit të gjykimit, ai, duke u ballafaquar në mënyrë të drejtpërdrejtë me prindërit e viktimës, u ka kërkuar ndjesë atyre, përshkruan nzz.ch. momentin emocional që u pa në sallën e gjyqit.
“Po përpiqem të ju shikoj në sy. Unë nuk desha ta bëj këtë. Më vjen keq që ju kam shkaktuar kaq shumë dhembje. Në çdo ditë të mallkuar pendohem për atë që kam bërë”.
Prokuroria, mbrojtja dhe përfaqësuesi i palës së dëmtuar, në pledoajetë e tyre nuk ofruan të dhëna të reja dhe mbeten pranë qëndrimeve tashmë të deklaruara. Padia kërkon 20 vjet burg për vrasje të rëndë, mbrojtja, 39 muaj burg për vrasje nga pakujdesia.
Dita kur do të shpallet vendimi i gjyqit ende nuk është përfundimtare. Mbetet të sqarohet nëse do të jetë nesër (e premte në orën 15) ose të shtunën, në orën 9, në varësi nga kohëzgjatja e këshillimeve.
Të tjera nga
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka njoftuar se procesi i votimit është duke u zhvilluar... -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë












