Futboll
U fotografua me Agim Ademin dhe alarmoi Zvicrën
Andi Zeqiri i ka hedhur ‘benzinë zjarrit’. Një foto e xhevahirit të Lausanne Sport me presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, para Krishtlindjeve, kishte bërë bujë të madhe.
Por, a do ta zgjedhë Andi Zeqiri Kosovën pasi në vitet e fundit ka përfaqësuar Zvicrën në grupmoshat U-15, U-16, U-17, U-18, U-19, U-20 dhe U-21?
Kjo gjë ende nuk dihet, mirëpo Zeqiri ka zbuluar synimet e tij sot në një intervistë me gazetën e madhe zvicerane ’24 heures’.
Sulmuesi që ka shënuar 12 gola që nga fillimi i këtij edicioni në Ligën e Dytë zvicerane, fillimisht ka shpjeguar ‘origjinën’ e fotografisë me Agim Ademin.
“Gjatë pushimeve unë isha në Prishtinë, në të njëjtin hotel ku qëndronte Ademi. Atëherë, ne pimë nga një kafe”, ka thënë fillimisht Andi Zeqiri.
“Ata donin që të bënim një fotografi dhe menjëherë kjo bëri bujë. Në të njëjtën kohë kjo krijoi edhe një alarm te Zvicra”, tregon më tej sulmuesi nga Kosova.
Për fund, Andi Zeqiri ka larguar dyshimet me një deklaratë të papritur.
“Për momentin, jam i përqëndruar te Zvicra”, shtoi ai.
Përveç Zeqirit, edhe emrat e Leon Dajakut dhe Meritan Shabanit janë përmendur si afrime të mundshme te Kosova në një të ardhme të afërt.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












