Integrimi
U bë promovimi i shoqatës “Parandalo”
Shoqata “Parandalo” u ofron ndihmë të gjithë atyre që kanë rënë në konflikt dhe përjetojnë dhunë në familje apo në shoqëri ose kanë probleme nga varësi të ndryshme
Fundjavën që kaloi, është bërë në Cyrih promovimi i shoqatës “Parandalo”. Bëhet fjalë për një organizim të veçantë brenda komunitetit shqiptar, që dallon për shumëçka nga shoqatat ose subjektet tjera që i kemi njohur deri më tash.
“Parandalo” është themeluar në vitin 2011 dhe ka për qëllim të jetë aktive në parandalimin e konflikteve dhe dukurive të tjera negative që ndodhin në shoqëri.
Shoqata “Parandalo” u ofron ndihmë të gjithë personave, të cilët kanë rënë në konflikte dhe përjetojnë dhunë brenda familjes apo në shoqëri ose kanë probleme nga varësi të ndryshme”, bëhet e ditur në kumtesën që kjo shoqatë ua ka dërguar medieve me rastin e promovimit të saj.
Më tutje, udhëheqësit e shoqatës shpalosin fushëveprimtarinë e tyre duke theksuar se përvoja shumëvjeçare e tyre në këshillime dhe ndërmjetësime ka treguar suksese të mëdha në këtë lami. Por, “në raste të problemeve të cilat nuk i përkasin fushës sonë, ne i udhëzojmë palët drejt qendrave të tjera përkatëse profesionale”, nënvizojnë në “Parandalo”.
Me këtë rast, themeluesit njoftojnë edhe për portalin e ngritur në shërbim të parandalimit.
“Në kuadër te informimit dhe vetëdijesimit të qytetarëve për mbrojtje nga dukuritë negative kemi lansuar platformën www.parandalo.ch, në të cilën mund të gjeni artikuj dhe statistika rreth temës në fjalë”.
Por, ata nuk do të ndalen vetëm në këtë pikë. “Në të ardhmen mendojmë të realizojmë shumë projekte të ndryshme siç janë ligjëratat, kurset dhe manifestime informative”, premtojnë në shoqatë.
Sipas njoftimit, shoqata, për të realizuar synimet e saj, bashkëpunon me organizime të ngjashme në nivel të Zvicrës.
“Një bashkëpunim i mirë me Qendrën federale Zvicerane për parandalimin e krimit, në Bernë (SKPPSC), me një rrjet të gjerë qendrash të ndryshme me objektiva të ngjashme, me Institucione zvicerane, me Ambasada shqiptare, me përfaqësues të firmave, ndërmarrës apo shoqata shqiptare në Zvicër, e bën veprimtarinë tonë edhe më kualitative dhe domethënëse.
Është e rëndësishme të kuptojmë që krimi nuk ka përkatësi kombëtare, fetare apo kulturore. Ky prodhon vetëm viktima dhe keqbërës, prandaj angazhimi ynë udhëhiqet me thënien e lashtë shekullore „Më mire të parandalojmë, se të shërojmë!“ dhe u ofrohet të gjithë atyre qe kanë nevojë”, thuhet në përmbyllje të njoftimit për medie që shoqata “Parandalo”, respektivisht kryetarja e saj, Valdete Hoti e ka dhënë me rastin e promovimit të saj publik.
Të interesuarit për më shumë, mund të drejtohen në portalin: www.parandalo.ch
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












