Kosova
PSD proteston kundër marrëveshjes
Në Kosovë është protestuar kundër Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Partia Socialdemokrate i priu kësaj proteste, e kreu i saj tha se marrëveshja paraqet “një faqe të keqe”, duke e akuzuar Qeverinë e kryeministrit Albin Kurti se po themelon Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. “Askush në Kosovë nuk beson se duhet të krijohet entitet politik, paralel e etnik. Andaj, besojmë se duhet të vazhdojmë përpjekjet tona për të ndalur Qeverinë, e cila është e qartë se u dorëzua para nevojës për të mbajtur pushtet”, tha Molliqaj në protestën para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, shkruan Radio Evropa e Lirë, përcjell albinfo.ch.
Para Qeverisë së Kosovës nga protestuesit u shpërnda edhe tym i zi, derisa flamujt e Kosovës u zëvendësuan me flamuj të bardhë për të shënjuar siç u shprehën PSD, dorëzimin e Kurtit në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Më 27 shkurt në Bruksel, Kosova dhe Serbia u pajtuan për Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve mes shteteve, apo siç njihet ndryshe, edhe si propozimi evropian. Më 18 mars palët u pajtuan në Ohër për aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje, shkruan REL, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë











