Bota
Tusk: BE-ja shpreh vullnetin të dëgjojë idetë e Boris Johnson për Brexit-in
Tusk dhe Johnson pritet të takohen të dielën për të diskutuar Brexitin.
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, tha se Bashkimi Evropian ka shprehur vullnetin të dëgjojë idetë e kryeministrit britanik, Boris Johnson, për Brexitin, nëse ato janë “realiste”.
Por, duke folur në një konferencë të Samitit G7, Tusk tha se nuk do të bashkëpunojë për Brexitin pa marrëveshje, përcjell albinfo.ch.
Tusk dhe Johnson pritet të takohen të dielën për të diskutuar Brexitin.
Që kur mori mandatin, Johnson ka insistuar se Britania do të largohet nga BE-ja më 31 tetor.
Tusk kishte thënë se Johnson është kryeministri i tretë që i duhet ta takojë që kur Britania votoi ta dalë nga BE-ja më 2016.
“Ne jemi të gatshëm të dëgjojmë ide që janë funksionale, realiste dhe të pranueshme për të gjitha shtetet anëtare të BE-së. Shpresoj se kryeministri Johnson nuk do të mbesë në histori si ‘Zotri pa marrëveshje”.
Kryeministri Johnson dëshiron të rinegociojë Irlandën, një pikë kyçe e marrëveshjes së Brexit-it që ka për qëllim të parandalojë një kufi të mundshëm në ishullin e Irlandës pas Brexit-it.
Kryeministri britanik, Boris Johnson, më herët i ka thënë Bashkimit Evropian se plani për të krijuar ndalesë në kufirin irlandez duhet të pezullohet, pasi është “i paarritshëm” dhe “jodemokratik”.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli Hetimet zbulojnë se mungesa e masave bazë të sigurisë dhe inspektimeve çoi në një aksident fatal... -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit















