Bota
Turqia deporton dy shtetas kosovarë
Ankaraja ka thënë se disa vende evropiane i refuzuan përpjekjet turke për t’i kthyer anëtarët e DEASH-it në vendet e tyre
Ministria e Brendshme e Turqisë bëri të ditur se janë deportuar dy shtetas të Kosovës, luftëtarë të huaj terroristë, transmeton Anadolu.
Në deklaratën nga ministria thuhet se vazhdojnë deportimet e luftëtarëve të huaj terroristë në vendet e tyre, ndërkohë në këtë drejtim janë deportuar dy shtetas kosovarë.
Çështja e trajtimit të anëtarëve të DEASH-it dhe familjeve të tyre të arrestuar në Siri, përfshirë anëtarët e huaj të këtij grupi terrorist, ka qenë e diskutueshme me Turqinë që argumenton se terroristët e huaj duhet të kthehen në vendet e tyre të origjinës.
Ankaraja ka thënë se disa vende evropiane i refuzuan përpjekjet turke për t’i kthyer anëtarët e DEASH-it në vendet e tyre.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë të ditur se deri më tani Turqia ka deportuar 7.500 anëtarë të DEASH-it, duke shtuar se aktualisht në burgjet turke ndodhen 1.149 terroristë të DEASH-it.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












