Bota
Turqia arreston persona të dyshuar të Shtetit Islamik

Agjencia shtetërore e lajmeve në Turqi raportoi të mërkurën se policia atje ka arrestuar 12 militantë të dyshuar të grupit Shteti Islamik, përfshirë dy gra që kërkohen nga Franca.
Sipas agjencisë Anadolu, të dyshuarit janë arrestuar gjatë bastisjeve të policisë në provincën Bursa, këtë javë, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Grupi i të arrestuarve përfshin shtetas të Francës me prejardhje nga Siria dhe Algjeria, të cilët janë vendosur në Bursa pasi dyshohet se kanë kryer “akte” në emër të Shtetit Islamik në Siri, raportoi Anadolu.
Sipas burimit të njëjtë, pesë nga të dyshuarit do të dëbohen.
Policia turke ka arrestuar dhjetëra ndjekës të dyshuar të Shtetit Islamik në ditët e fundit të dhjetorit.
Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në një klub nate në Stamboll, më 1 janar të vitit 2017.
Në këtë sulm kanë mbetur të vrarë 39 vetë, shumica e tyre turistë të huaj.
E-Diaspora
-
Gjermani: Shoqatat shqiptare prezantojnë kulturën dhe traditat Qendra e qytetit të Augsburgut u shndërrua në një mozaik ngjyrash dhe kulturash të shteteve të...
-
Britani: Bie pema mbi pesë fëmijë, humb jetën 7 vjeçarja shqiptare
-
Arti diplomon në fushën e Financave në Universitetin NOVA në Portugali
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor