Bota
Turqia, 40 për qind më pak turistë
Ministria e Turizmit ka bërë sot të ditur se gjatë qershorit vendi ka pasur 40 për qind më pak turistë. Rrjedhimisht edhe të hyrat nga turizmit duhet të jenë më të ulëta afërisht në këtë përpjesëtim

Siç dhe ishte pritur, pas disa sulmeve terroriste dhe pas grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, turizmi ka shënuar një rënie të theksuar. Situata e paqëndrueshme në vendin me turizëm masiv të zhvilluar, i ka bërë turistët potencialë që të heqin dorë nga Turqia dhe të zgjedhin vende të tjera, më të sigurta për të bërë pushimet.
Bregdeti turk, me regjionin rreth Antalias, nuk është më parajsa e tuizmit të lirë, çfarë ka qenë për shumë vite.
Këtë e ka pranuar edhe Turqia zyrtare. Kështu, Ministria e Turizmit ka bërë sot të ditur se gjatë qershorit vendi ka pasur 40 për qind më pak turistë. Rrjedhimisht edhe të hyrat nga turizmit duhet të jenë më të ulëta afërisht në këtë përpjesëtim.
Marrëdhëniet e përkeqësuara të Turqisë me Rusinë nga fillimi i vitit po ashtu kanë ndikuar që të ketë dukshëm më pak turistë rusë, të cilët zakonisht përbëjnë numrin mbizotërues të turistëve në bregdetin turk. Rënia e numrit të turistëve nga Rusia në gjashtë muajt e parë të vitit ka qenë për 87 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti