Lajme
Turqi: Pushteti i Erdogan-it sfidohet për herë të parë
Për herë të parë pas 20 vjetësh lidership, pushteti i Recep Tayyip Erdogan në Turqi po sfidohet nga një opozitë e bashkuar, e udhëhequr nga Kemal Kiliç-daroğlu, i cili thotë se do të përpiqet të rikthejë besimin te BE-ja dhe Perëndimi.
Në Parlamentin Evropian dikush mendon se këto zgjedhje mund të jenë rasti i duhur për të lëvizur drejt përfshirjes së vendit në unionin doganor dhe liberalizimin e vizave.
Sergey Lagodinsky, kryetar i delegacionit parlamentar Turqi-BE tha: “Aktualisht ndodhemi në një kryqëzim dhe në një moment jetik, ku do të vendoset nëse zhvillimi do të vazhdojë të jetë problematik për demokracinë, për rendin dhe ligjin, por edhe për agresivitetin që ka vënë përballë fqinjët e BE-së, si Greqinë dhe Qipron. Ne do të hyjmë në një fazë ku ndarja mes Turqisë dhe BE-së do të bëhet e pakthyeshme”.
Analistët bien dakord se një fitore e mundshme e opozitës është një shans për të rindërtuar marrëdhëniet BE-Turqi.
“Ka tri premtime kyçe të opozitës. E para është ridemokratizimi dhe riinstitucionalizimi, në mënyrë që Turqia të bëhet sërish një vend demokratik. Pastaj është rivendosja e rendit dhe ligjit, si dhe përpjekja për të garantuar liri dhe të drejta për këdo. Së dyti, ata thonë se do të rikthejnë Turqinë në drejtimin e Perëndimit. Dhe së treti, shumë e rëndësishme për marrëdhëniet BE-Turqi, ata do të luajnë një rol më konstruktiv në çështjet rajonale dhe në një Evropë më të madhe, në një sens multilateral”, tha Ilke Toygur, pedagoge gjeopolitike, Universiteti i Madridit.
Marrëdhëniet e Ankarasë me aleatët e NATO-s janë cenuar gjithashtu për shkak të afrimitetit mes Turqisë dhe Rusisë, por edhe për shkak të përfshirjes së vendit në konfliktet në Libi dhe Siri. Në këtë aspekt, edhe me një fitore të opozitës, ndryshimi nuk do të vijë menjëherë.
Marc Pierini, ish-ambasador i BE-së në Turqi, deklaroi: “Disa aspekte të Turqisë së sotme, si fakti që është fuqizuar ushtarakisht, nuk do të ndryshojnë. Ushtria ka shumë influencë politike, e cila do të mbetet. Gjithashtu ka aspekte të tjera, si centralet atomike të bëra dhe të menaxhuara nga Rusia. Edhe kjo nuk do të ndryshojë. Ndaj, kushdo që vjen në pushtet, do t’i duhet t’i marrë parasysh të gjitha këto”.
Kur bëhet fjalë për lindjen e Mesdheut, analistët thonë se as strategjitë kombëtare nuk do të ndryshojnë, por dialogu mund të zëvendësojë retorikën e kërcënimeve./Euronews
E-Diaspora
-
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen Autopsia tregon plagët fatale me thikë... -
Zvicër
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ofron shërbim konsullor për qytetarët në nevojë -
Federata e Futbollit e Kosovës organizon kamp seleksionues për talentët e diasporës në Gjermani -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen Autopsia tregon plagët fatale me thikë... -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri














