Shkurt.ch
Turizmi veror në Zvicër, me rritje
Në hotelet e këtushme janë regjistruar 12 milionë bujtje, që është për 6 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të një viti më parë
Moti i mirë që ka mbretëruar gjatë muajve të verës: qershor, korrik dhe gusht, u ka sjellë hoteleve të Zvicrës më shumë turistë se zakonisht. Gjatë periudhës së përmendur në hotelet e këtushme janë regjistruar 12 milionë bujtje, që është për 6 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të një viti më parë.
Siç bën të ditur Zyra Federale për Statistikë në një njoftim të saj, rritja e numrit të vizitorëve ka të bëjë më së shumti me ardhjen e turistëve nga SHBA. Po kështu, rritjes i ka kontribuuar ndërprerja e trendit të rënies së numrit të turistëve nga Gjermania, transmetion albinfo.ch. Gjermanët në fakt përbëjnë numrin më të madh të turistëve që vizitojnë Zvicrën.
Në rastin konkret, në rritjen e këtij tregu ka ndikuar dobësimi i frangut.
Në përgjithësi turizmi zviceran po tregon një trend të qartë të rritjes, ka thënë drejtori i Turizmit Zviceran, Jürg Schmid.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025









