Botë
Vaksinimi i pabarabartë rëndon ekonominë globale, turizmin veçanërisht
Ndikimi ekonomik i pandemisë në turizëm po rezulton të jetë më i ashpër se parashikimet me negative, të bëra 12 muaj më parë

Kolapsi në turizmin ndërkombëtar për shkak të pandemisë mund t’i kushtojë ekonomisë globale deri në 2.4 trilionë dollarë këtë vit, pasi përhapja e pabarabartë e vaksinave shkatërron vendet në zhvillim, që janë shumë të varura nga turistët e huaj.
Në një raport të botuar nga Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin deklarohet se edhe me rritjen e numrit të personave të vaksinuar, ndikimi ekonomik i pandemisë në turizëm po rezulton të jetë më i ashpër se parashikimet me negative, të bëra 12 muaj më parë.
Rënia e turizmit mund t’i kushtojë ekonomisë botërore deri në 4.8 trilionë dollarë për vitin 2020 dhe 2021, duke i dhënë një goditje 2.9 trilionë dollarë vendeve të varfra, raporton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Analiza merr parasysh humbjet ndaj industrive që furnizojnë ushqim, pije, akomodim dhe transport në sektorin e turizmit, por nuk pasqyron paketa stimuluese ekonomike që mund të zbusin ndikimin e pandemisë.
Në studim parashikohet një ulje prej 75% e hyrjeve turistike në vendet me norma të ulëta vaksinimi këtë vit, krahasuar me një ulje prej 37% në vendet që kanë të vaksinuar më shumë se gjysmën e popullsisë. Sipas parashikimeve, pritet te ketë një rënie prej 5.5% të papunësisë për punën e pakualifikuar.
Gjithashtu, mes 100- 120 milionë vendeve të punës në sektorin e turizmit, të cilat janë në rrezik, shumë prej tyre do të prekin të rinjtë, gratë dhe punëtorët informalë.
E-Diaspora
-
Lorena Kengji: Arti si një mënyrë për të qëndruar e lidhur me veten Më 10 dhe 11 maj 2025, në Kreuzlingen u mbajt një ekspozitë e veçantë artistike, ku...
-
Promovohen dy libra të krijuesit, Brahim Avdyli
-
Arrestohet 18 vjeçari shqiptar në Itali, mbante mbi 220 doza kokaine në xhep
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Ulen dënimet e kosovarëve të akuzuar për skllavërim të grave: Mungojnë faktet
Jeta në Austri
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri Kur bëhet fjalë për ngasjen në Austri, nuk duhet të keni kujdes vetëm për rregullat e...
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës