Lajme
Turizmi i Kosovës do të promovohet në panairin “ITB Berlin 2026” në Gjermani
Ky panair përbën një mundësi të shkëlqyer që kompanitë kosovare të prezantojnë ofertat e tyre turistike, si dhe potencialin që ofron Kosova në fushën e turizmit në përgjithësi
Nga data 03 deri 05 mars 2026, pesë kompani të sektorit të turizmit nga Kosova do të marrin pjesë në Panairin ndërkombëtar të turizmit “ITB Berlin 2026” që do të mbahet në Berlin të Gjermanisë.
Në këtë panair, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) për kompanitë nga Kosova ka siguruar një hapësirë ekspozuese prej 69 m² , transmeton albinfo.ch.
Ky panair përbën një mundësi të shkëlqyer që kompanitë kosovare të prezantojnë ofertat e tyre turistike, si dhe potencialin që ofron Kosova në fushën e turizmit në përgjithësi.
Njëkohësisht, kompanitë pjesëmarrëse do të kenë rastin të njihen me trendet më të fundit të industrisë ndërkombëtare të turizmit dhe të krijojnë bashkëpunime të reja.
Panairi ITB Berlin arrin një audiencë prej mbi 100,000 vizitorësh nga mbarë bota, ndërsa më shumë se 5,800 kompani nga mbi 170 vende ekspozojnë produktet dhe shërbimet e tyre.
Në mesin e tyre përfshihen blerës, përfaqësues të mediave të specializuara dhe profesionistë të industrisë së turizmit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali Itali: Vogëlushi shqiptar ndërron jetë pas lëndimit të rëndë në kokë... -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin -
Valdete Hoti, kur humanizmi shndërrohet në mision jete
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













