Zhvillim
Turisti holandez rikthehet në Shqipëri, tregon arsyen pse
Ai thotë se është ndjerë shumë mirë këtu, gjë që e ka shtyrë që përsëri edhe këtë vit të kthehet në Shqipëri

Brayn Piterman është holandez dhe vitin e kaluar kishte zgjedhur Shqipërinë për t`i kaluar pushimet. Por ai thotë se është ndjerë shumë mirë këtu, gjë që e ka shtyrë që përsëri edhe këtë vit të kthehet në Shqipëri, transmeton albinfo.ch.
“Vitin e kaluar kam përjetuar një eksperiencë të mrekullueshme. Ishim duke udhëtuar me një shok dhe u ndalëm për të pirë në një lokal. Ne filluam bisedën me pronarin për vendin, për kulturën. Kur mbarova pijen, pronari i lokalit më mori dhe më dërgoi tek kështjella e Rozafës. Ishte me të vërtetë një eksperiencë e mrekullueshme se si brenda një dite vizituam diçka të rrallë dhe mësuam se si këtu njerëzit janë shumë miqësorë me të huajt dhe kjo më ka inspiruar që të kthehem dhe të udhëtoj më shumë në Shqipëri”, ka thënë Piterman i cili këtë vit e viziton edhe qytetin e Beratit për te cilin thotë se ka shumë shtëpi të bukura.
Ai ka vizituar edhe qytetin e Gjirokastrës që deri tash i ka pëlqyer më së shumti. “Njerëzit këtu në Gjirokastër janë shumë të mirë dhe të ndihmojnë në çdo kohë. Pash edhe kalanë dhe muzeun historik dhe mezi pres që të kthehem përsëri në Shqipëri”, përfundon rrëfimin holandez.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155060700401523/
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti