Shqipëria
Polakët, grupi kryesor i turistëve në bregdetin shqiptar
Mësohet se turistët polakë që po fluturojnë drejt Shqipërisë me Chartera që prej mesit të majit përbëjnë grupin kryesor të turizmit të organizuar që po frekuenton bregdetin shqiptar, përcjell albinfo.ch.
Por një vendim i fundit që po diskutohet në qeverinë polake mund të penalizojë ata që duan të vizitojnë Shqipërinë.
Përfaqësues të kompanive polake në Shqipëri thanë për “Monitor” se kjo nuk është diçka që lidhet me Shqipërinë në mënyrë të drejtpërdrejtë, por se e cenon atë nëse do të vihet në jetë.
“Vendimi për momentin ende nuk është miratuar dhe mbetet pezull. Ky vendim parashikon 10 ditë karantinë nëse kthehesh në Poloni nga një vend që nuk është pjesë e Shengenit. Bëhet fjalë gjithmonë për njerëzit që ende nuk janë vaksinuar. Gjithsesi vendimi parashikon që nëse po këta individë kryejnë një test për COVID pas 7 ditësh në karantinë dhe ai rezulton negativ, atëherë nuk ka nevojë që të vijojë të mbahet karantina”, thanë këta përfaqësues.
Theksohet se vendimi i qeverisë polake nisi të diskutohet si efekt i rritjes së rasteve të atyre që kanë rezultuar të infektuar me variantin Delta të virusit. Nga Ministria e Shëndetësisë në këtë vend u konfirmua se rastet me këtë variant ende nuk ishin të shumta, por vendosja e këtyre masave bëhet për të mos pasur rritje të shpejtë.
Përmasat e ndikimit të këtij vendimi të qeverisë polake që ende s’ka hyrë në fuqi mbeten të paqarta edhe për vetë operatorët shqiptarë, pasi aktualisht sezoni turistik është në vazhdim dhe rezervimet janë kryer, ndërkohë që mund të ndikojë si frenues për ata që ende nuk e kanë kryer një të tillë. Përfaqësues të strukturave hoteliere në vend thanë se kjo sigurisht nuk do t’i shërbejë pozitivisht turizmit vendas. Në një rast si ky, sipas turoperatorëve shqiptarë, duhet të jetë qeveria, e cila duhet të lobojë për të krijuar akses që Shqipëria, e cila aktualisht ka një risk të ulët për përhapjen e COVID-19, të trajtohet më vete me një marrëveshje.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











