Bota
Turistët gjermanë dënohen dhe dëbohen nga Venecia, kjo është arsyeja
Dy turistë gjermanë u gjobitën të premten sepse kishin bërë një kafe urën e famshme Rialto në Venecia
Të dy turistët nga Berlini, të moshës 32 dhe 35 vjeç, kishin bërë vetë kafetë në urën e famshme, kur janë parë nga një kalimtar dhe u raportuan në polici, thanë autoritetet në një deklaratë, përcjell albinfo.ch.
Duke përdorur një ligj të sapomiratuar, oficerët e policisë i kanë gjobitur ata me 950 € (1,050 $) për sjellje të pahijshme dhe u kërkuan që të largoheshin nga Venecia.
Kryebashkiaku i qytetit, Luigi Brugnaro, është shprehur se Venecia duhet të respektohet për traditën e saj dhe çdokush që thyen rregullat, do të dënohet, shkruan The Local.
Ligji i ri, i miratuar në maj, përcakton rregulla për mirësjelljen, pastërtinë dhe sigurinë në qytet, që ka një popullsi prej vetëm 55,000 banorë, por çdo vit vizitohet nga rreth 30 milionë vizitorë dhe gjithnjë e më shumë ndjen efektet e dëmshme të turizmit masiv, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











