Shkurt.ch
Turistët aziatikë vërshojnë Zvicrën
Rritja e madhe e numrit të bujtjeve në shtator është regjistruar nga turistët nga Azia, 5.6 për qind, veçanërisht vizitorë nga Koreja e Jugut
Hotelet zvicerane në shtator kanë shënuar rritje të numrit të bujtjeve për 1.7 për qind, konkretisht 3.4 milionë bujtje kryesisht nga turistët aziatikë.
Sipas Zyrës Statistikore Federale Zvicerane, turistët vendës muajin e kaluar kanë shënuar 1.6 milionë bujtje, deri 3.5 për qind më shumë se shtatori i 2013-ës, ndërsa numri i vizitorëve të huaj ka mbetur pothuajse i qëndrueshëm në 1.8 milionë bujtje, vetëm 0.2 për qind më shumë.
Nga janari deri në shtator numri i netëve në hotele ishte 28.6 milionë, shifër që ka qenë e qëndrueshme gjatë të njëjtës periudhë të vitit të kaluar.
Rritja e madhe e numrit të bujtjeve në shtator është regjistruar nga turistët nga Azia, 5.6 për qind, veçanërisht vizitorë nga Koreja e Jugut, duke gjeneruar 42.2 për qind më shumë bujtje se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Pastaj vijnë turistët nga vendet e Lindjes (10,2 për qind), Kina pa Hong-Kongun (1.9 për qind).
Nga Japonia janë regjistruar 2.5 për qind më pak bujtje, apo 1200 më pak se në shtator të vitit 2013.
Rritja më e madhe absolute e numrit të turistëve nga SHBA-ja (8500 bujtje ose 4,6 për qind).
E vetmja rritje e dukshme e numrit të bujtjeve është regjistruar nga mysafirët e Britanisë së Madhe dhe Italisë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










