Shkurt.ch
Tuneli i ri sjell çmime të reja të biletave të trenit
SBB/CFF e ka konfirmuar se "një përshtatje e moderuar e çmimit" është e domosdoshme për linjën e drejtpërdrejtë nëpër tunelin e ri, bazik të Gothardit
Ndërtimi i tunelit të ri bazik të Gotthard-it përveç që do të sjellë disa avantazhe, si shkurtimi i rrugës dhe shërbimi më cilësor, do të shkaktojë po ashtu edhe rritjen e çmimit të biletave të trenit.
Në të vërtetë, vetë autoritetet e SBB/CFF (Ndërmarrja Federale Hekurudhore) e kanë konfirmuar se “një përshtatje e moderuar e çmimit” është e domosdoshme për linjën e drejtpërdrejtë nëpër tunelin e përmendur.
Këtë e ka thënë për gazetën “NZZ am Sonntag” një zëdhënës i SBB-së. Ai e ka arsyetuar këtë shtesë speciale të çmimit me kohën më të shkurtë që do të nevojitet për të kaluar këtë distancë dhe me kualitetin e ofertës së re.
Por, ndonëse tuneli do të lëshohet në qarkullim në qershor të këtij viti, ende nuk ka ndonjë njoftim se në çfarë mase do të bëhet ky shtrenjtim, transmeton albinfo.ch. Ajo do të vendoset pas arritjes së pajtimit me degën dhe me mbikëqyrësin e çmimeve (mbrojtësin e konsumatorëve). Ky i fundit ndërkaq ka reaguar me skepticizëm.
“Ndërtimi i një tuneli të ri nuk e arsyeton patjetër në vetvete shtrenjtimin e çmimit të biletës”, ka thënë Stefan Meierhans, mbikëqyrës i çmimeve.
Paralajmërimi i ngritjes së çmimit ka shkaktuar reagime edhe në “anën tjetër të tunelit”, gjegjësisht në kantonin jugor, Tesinë.
Vetë kryetari i Qeverisë së Kantonit, Norman Gobbi ka thënë se kjo nuk është në rregull. Ai madje ka theksuar se në projektet tjera të ngjashme hekurudhore, me kosto të lartë, sikur ai më i riu, i unazës në Cyrih, nuk është bërë fjalë për shtrenjtim biletash.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon Kompania Bau Investment Schweiz AG, me seli në Schlieren të Cyrihut, po forcon praninë e saj... -
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













