Lajme
Tryezë e rrumbullakët në Gjenevë: “E vërteta, drejtësia dhe kujtesa për personat e zhdukur”
E diel, 31 gusht 2025 – ora 15:00. Maison des Arts du Grütli – Gjenevë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Dhunë
Në kaudrin e aktiviteteve që organizohen në kuadrin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Dhunë, Shoqata Kulturore Dora d’Istria dhe Lidhja Shqiptare në Botë organizojnë një tryezë të rrumbullakët me titull: «E vërteta, drejtësia dhe kujtesa për personat e zhdukur».
“Çdo zhdukje me dhunë lë pas vetes një mungesë të padurueshme: familje pa përgjigje, gjenerata të tëra të prekura nga pasiguria dhe zija e pambaruar. Njëzet e pesë vjet pas luftës në Kosovë, mbi 1 600 persona ende konsiderohen të zhdukur. Kjo dramë prek gjithashtu edhe rajone të tjera të botës, nga Ukraina në Amerikën Latine, dhe mbetet një realitet universal.
Në këtë takim përkujtimor do të marrin pjesë dëshmitarë, familjarë të të zhdukurve, artistë dhe ekspertë të të drejtave të njeriut nga fusha e sociologjisë dhe ajo juridike, për të eksploruar tre dimensione thelbësore: të drejtën për të vërtetën, kërkimin e drejtësisë dhe domosdoshmërinë e ruajtjes së kujtesës kolektive”, thuhet në një komunikatë të organizatorëve, shkruan albinfo.ch.
Veçanërisht domethënëse është pjesëmarrja e familjarëve nga Kosova dhe nga Argjentina. Gershetimi i këtyre dy përvojave, njëra e afërt në kohë dhe tjetra e largët historikisht dëshmon se dhimbja e zhdukjes me dhunë nuk njeh kufij e as kohë. Përkundrazi, ajo arrin t’i afrojë njerëzit sot, në një solidaritet të ri që tejkalon distancat dhe historitë kombëtare.
Përtej dëshmisë, synimi është të hapet një hapësirë dialogu qytetar dhe reflektimi mbi aftësinë e institucioneve dhe shoqërisë civile për t’iu përgjigjur kësaj tragjedie njerëzore.
Diskutimi synon të jetë një akt kujtese dhe angazhimi, për të rikujtuar se harresa nuk është një opsion dhe se dinjiteti i familjeve kërkon të vërtetën dhe njohjen.
Ky aktivitet është pjesë e manifestimit dyditor në Gjenevë, që fillon me Marshin për Drejtësi, të shtunën më 30 gusht, dhe vazhdon me hapjen e ekspozitës kolektive, të dielën më 31 gusht në ora 14:00, në hapësirën Hornung të Maison des Arts du Grütli në Gjenevë.
E-Diaspora
-
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës Nisma realizohet nga Shoqata Shqiptare “Migjeni” me mbështetjen e Ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës... -
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil -
Lucern
Mbi 100 shahistë në turneun tradicional humanitar të shahut në Lucern -
Më 8 mars në Cyrih, panel mbi sfidat e grave në familje dhe shoqëri -
SVP, me 3700 nënshkrime kundër xhamisë së shqiptarëve në Schwyz
Jeta në Austri
-
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 Të dhënat e reja të Statistik Austria tregojnë më pak martesa dhe divorce në vitin 2025,... -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra















