Kosova
Trupi gjykues refuzon si provë videon që prokuroria tha se është ceremoni betimi e UÇK-së
Gjatë ditës së sotme në Gjykatën Speciale në Hagë po vazhdon procesi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me dëgjimin e dëshmitarit të 16-të të Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Ai po dëshmon nën masa mbrojtëse për periudhën e vitit 1998 dhe rreth zonës së Llapushnikut, për të cilën ka thënë se komandanti kryesor ishte Fatmir Limaj, raportojnë mediat në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Zyra e Prokurorit të Specializuar në fillim të marrjes në pyetje ka paraqitur një video, për të cilën prokurori Matt Halling ka thënë se është ceremoni betimi e UÇK-së. Ai ka kërkuar që e njëjta të pranohet si provë materiale, por është refuzuar nga trupi gjykues, meqë aty nuk shihej se është kryer betimi.
Lidhur me videon ka reaguar mbrojtja e Thaçit, avokati Gregory Kehoe, i cili ka thënë se nuk ka asnjë bazë për shfaqjen e kësaj video, meqë dëshmitari në gjykatore nuk ishte pjesë e saj.
Pas kësaj, prokurori ka thënë se do të ketë një tjetër dëshmitar që do të flasë për këtë video, ndërsa ka vazhduar me pyetje rreth strukturës së komandës në zonën e Llapushnikut. Dëshmitari ka thënë se komandanti kryesor ka qenë Fatmir Limaj.
Derisa ka thënë se ishte pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, dëshmitari ka thënë se në periudhën e vitit 1998 kishte deklarata që pjesëtarët e LDK-së nuk duhej pranuar në UÇK.
“Një herë pasi kemi shkuar në Llapushnik kanë filluar të deklarohen disa ushtarë pa uniformë, të thjesht kanë qenë, as nuk e njihnin Rugovën, thoshin ta kishim zënë shallin, unë nuk e kuptova kush është shalli, por ne kishim hyrë me qëllim që të luftojmë me forcat serbe, pastaj e kuptova që është fjala për Rugovën, pengesë e tyre paska qenë Rugova. Ne kemi qenë pjesë e LDK-së deri shumë vonë pas luftës, atëherë një far lloj presioni që kemi pasur ka qenë edhe ky motiv, njerëzit e LDK-së pse janë kyçur në UÇK, kanë menduar këta njerëzit që kanë qenë në fillim që vetëm këta duhet ta udhëheqin luftën dhe vetëm këta duhet ta zotërojnë Kosovën, ashtu diçka”, ka thënë ai.
Sipas dëshmitarit, në atë kohë thuhej se pjesëtarët e LDK-së nuk janë të besueshëm.
Mbrojtja e Hashim Thaçit ka kërkuar që të tregohet se kush kishte bërë deklarata të tilla, por prokurori ka thënë se pyetjet rreth kësaj duhet të bëhen në seancë private.
Halling e ka pyetur dëshmitarin nëse ishte komanda e UÇK-së ajo që përhapte mesazhe të tilla.
“Mendoj që prej UÇK-së ka qenë sigurisht, se nuk do të mund të fliste dikush, shumica prej luftëtarëve kanë qenë në LDK, atëherë ka pasur kundërshtime këtu, është pa qartë, veprimi i tyre, sjellja e tyre ndaj njerëzve të LDK-së, është parë qartë se ka pasur kundërshtime me thënë jo kjo nuk vazhdon kështu, duhet ndërprerë, nuk kemi të bëjmë me LDK-në, janë dashur të deklarohen ata”, ka thënë ai.
Pas kësaj, avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka kërkuar që të bëhen pyetjet e përgjithshme në seancë publike dhe të vazhdohet pastaj me pyetje të tjera në seancë private, në mënyrë që të mos krijohen paqartësi dhe ndërprerje.
Seanca ka vazhduar e mbyllur për publikun.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











