Bota
Trumpi pritet nga “bebja Trump” në kufirin SHBA-Meksikë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të premten është pritur në Kaliforni, në vendkalimin kufitar të Calexicos, me një balonë gjigante që dukej si Trumpi, por në formën e bebes, i cili fluturonte afër një pjese të re të murit me Meksikën ku presidenti po shkonte të inspektonte.
Balona ishte në qendër të një tubimi anti-Trump të organizuar nga rreth 80 persona pranë një pjese të ndërtimeve të murit kufitar.
Roseana Martinez, 19 vjeçare nga Chula Vista, San Diego, ka thënë se presidenti Trump duhet t’i shohë dhe t’i trajtojë ata si njerëz.
“Unë vetëm dua që ai të na dëgjoj dhe të na sheh si njerëz. Ne nuk jemi dhunues, nuk jemi të tmerrshëm, nuk jemi kafshë, ne jemi njerëz, siç është edhe ai”, ka thënë ajo, shkruan Reuters, transmeton Koha.net.
Raul Quesada, 63 vjeçar, ka thënë se është kundër keqtrajtimit të emigrantëve.
“Unë erdha në protestë sepse nuk pajtohem si i trajtojnë familjet ilegale, ata i ndalojnë familjet dhe fëmijët e tyre, unë mendoj që kjo nuk është e drejtë, kjo nuk duhet të ndodhë. Ne duam që ata të trajtohen më mirë dhe t’i bashkojnë fëmijët që janë ndarë nga familjet e tyre”, ka thënë ai, përcjellë albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












