Bota
Trump, kundër mediave “fake” me një ide të re
Mediat kritike kanë qenë halë në sy për Trump. Ideja e tij e fundit: Institucionet federale amerikane do të detyrohen të përfundojnë abonime të caktuara. Të prekura nga kjo masë janë “New York Times” e “Washington Post”.
Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka cilësuar si “New York Times”, edhe “Washington Post” si “armiq të popullit”. Tani Shtëpia e Bardhë dëshiron që institucionet federale amerikane të mos i marrin më përmes abonimit gazeta të tilla. “Moszgjatja e abonimit të këtyre institucioneve federale do të thotë një kursim kostoje për taksapaguesin, qindra-mijëra dollarë”, bëri të ditur zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham.
Në komunikatën për shtyp nuk bëhet e qartë, se si do ta zbatojnë këtë konkretisht institucionet amerikane. “Wall Street Journal” raportoi në bazë të informatave nga qarqe qeveritare, se Shtëpia e Bardhë po përgatit një urdhëresë për autoritetet federale, sipas të cilës nuk do të zgjatet më abonimi për dy gazetat e njohura amerikane. Sipas agjencisë, AFP, Shtëpia e Bardhë i ka anuluar ndërkohë abonimet e saj, përcjell albinfo.ch.
Mediat që raportojnë në mënyrë kritike për të, “New York Times”, “Washington Post” e të tjera, Trump i akuzon se e trajtojnë atë “në mënyrë të tmerrshme”, dhe se përhapin “lajme të rreme”. Por kritikët e fajësojnë Trump se ai vetë është përhapësi më i madh i “lajmeve të rreme”. Sipas verifikuesve të fakteve në “Washington Post”, Trump në afër 1000 ditët e qeverisjes ka bërë 13.435 pohime të gabuara apo çorientuese. Trump i tha televizionit të preferuar prej tij, Fox News, se “New York Times” është “një gazetë fake”, që ai nuk e do më në Shtëpinë e Bardhë. Të dyja gazetat gëzojnë një prestigj të madh ndërkombëtar.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












