Lajme
Trump: Venezuela do të drejtohet nga SHBA-ja
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar sot se Venezuela do të drejtohet nga SHBA-ja, menjëherë pas kapjes së presidentit, Nicolas Maduro, duke theksuar se kjo masë është e përkohshme dhe ka për qëllim të garantojë një tranzicion të sigurt dhe të kontrolluar të pushtetit.
“Ne do të drejtojmë vendin deri në momentin kur të mund të bëjmë një tranzicion të sigurt, të duhur dhe të drejtë,” tha Trump gjatë një konference për media nga klubi i tij privat, Mar-a-Lago, në Florida, teksa theksoi se ky veprim është një masë e domosdoshme për të shmangur destabilizimin e vendit dhe për të siguruar që ndryshimi i pushtetit të kryhet pa rrëmujë, transmeton albinfo.ch.
“Nuk duam të përfshihemi në situatën ku dikush tjetër të marrë pushtetin, dhe kemi të njëjtën situatë që kemi pasur gjatë periudhës së gjatë të viteve të fundit. Prandaj, ne do të drejtojmë vendin,” shtoi lideri amerikan, duke lënë të kuptohet se SHBA-ja do të ketë kontroll të drejtpërdrejtë mbi Venezuelën për një periudhë të pacaktuar derisa të krijohen kushtet për një qeverisje stabile dhe legjitime.
Trump nuk dha asnjë afat kohor se sa do të zgjasë ky tranzicion i pushtetit, duke lënë hapësirë për spekulime mbi kohëzgjatjen e përfshirjes amerikane dhe hapat e mëtejshëm që mund të ndërmerren për rikthimin e stabilitetit në Venezuelë.
E-Diaspora
-
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon Kompania Bau Investment Schweiz AG, me seli në Schlieren të Cyrihut, po forcon praninë e saj... -
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore














